AlbanianΕλληνικάEnglish
Search

3 Joanit

Dhiata e Re - Letra e tretë e përgjithshme e Apostull Joanit
Share

3 Joanit

  1. Unë plaku Gait të dashur, të cilin unë e dua me të vërtetë.
  2. I dashur, për të gjitha lutem të shkosh mbarë e të jesh shëndoshë, siç shkon mbarë shpirti yt.
  3. Sepse u gëzova shumë, se vijnë vëllezër dhe dëshmojnë për të vërtetën tënde, si ecën ti në të vërtetën.
  4. Nuk kam gëzim më të madh se këtë, të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën.
  5. I dashur, punë me besnikëri bën për vëllezërit e të huajt,
  6. të cilët dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; të cilët do të bësh mirë t’i përcjellësh siç është e denjë për Perëndinë.
  7. Sepse për emrin e tij dolën, pa marrë asgjë nga kombet.
  8. Ne pra kemi detyrë t’i presim të tillët, që të bëhemi bashkëpunëtorë të së vërtetës.
  9. I shkrova kishës; po Diotrefi që do parësinë ndër ata nuk na pranon.
  10. Prandaj sikur të vij, do t’i kujtoj atij punët që bën, duke folur me të tepërt fjalë të liga kundër nesh; dhe sikur të mos i ishin mjaft këto, as vetë nuk i pret vëllezërit, por dhe ata që duan t’i presin i ndalon, dhe nga kisha i nxjerr jashtë.
  11. I dashur, mos ki për shembull të ligën, po të mirën. Ai që bën mirë, është nga Perëndia; por ai që bën keq, nuk e ka parë Perëndinë.
  12. Për Dhimitrin jepet dëshmi e mirë nga të gjithë, dhe nga e vërteta vetë. Edhe ne dëshmojmë, dhe e dini se dëshmia jonë është e vërtetë.
  13. Shumë kisha për të shkruar, po nuk dua të të shkruaj me bojë e me pendë.
  14. Po shpresoj që për së shpejti të të shoh, dhe do të flasim gojë më gojë.
  15. Paqja qoftë mbi ty. Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë emër për emër.