AlbanianΕλληνικάEnglish
Search

1 Joanit 1

Dhiata e Re - Letra e parë e përgjithshme e Apostull Joanit
Share

1 Joanit 1

  1. Atë që ishte që në fillim, atë që kemi dëgjuar, atë që kemi parë me sytë tanë, atë që vumë re, dhe duart tona e prekën, për Fjalën e jetës,
  2. - dhe jeta u shfaq, dhe e pamë dhe dëshmojmë, dhe ju lajmërojmë për jetën e përjetshme, që ishte tek Ati, dhe u shfaq ndër ne; -
  3. atë që kemi parë dhe kemi dëgjuar, për atë ju lajmërojmë, që të keni edhe ju pjesë me ne; dhe pjesa jonë është me Atin dhe me Birin e tij Jisu Krisht.
  4. Edhe këto jua shkruajmë juve, që të jetë i plotë gëzimi juaj.
  5. Edhe ky është zëri që kemi dëgjuar nga ai, dhe ju lajmërojmë ju, se Perëndia është dritë, dhe nuk ka ndonjë errësirë tek ai.
  6. Nëse themi që kemi pjesë me të, dhe ecim në errësirë, gënjejmë, dhe nuk bëjmë të vërtetën.
  7. Por nëse ecim në dritë, siç është ai në dritë, kemi pjesë njëri me tjetrin, dhe gjaku i Jisu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.
  8. Nëse themi që s’kemi mëkat, mashtrojmë veten tonë, dhe e vërteta nuk është tek ne.
  9. Nëse rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë, që të na ndjejë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo padrejtësi.
  10. Nëse themi që s’kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtar, dhe fjala e atij nuk është tek ne.