AlbanianΕλληνικάEnglish
Search

Llukai 7

Dhiata e Re - Ungjilli sipas Llukait
Share

Llukai 7

  1. Edhe pasi mbaroi gjithë fjalët e tij në veshët e popullit, hyri në Kapernaum.
  2. Edhe shërbëtori i një kryeqindëshi, që e kishte shumë të vlefshëm, ishte keq për të vdekur.
  3. Edhe kur dëgjoi për Jisuin, dërgoi pleqtë e Judenjve tek ai duke iu lutur atij të vinte e t’i shpëtonte shërbëtorin.
  4. Edhe ata erdhën te Jisui e i luteshin me të tepërt, duke thënë se është i denjë ai, të cilit do t’ia bësh këtë.
  5. Sepse ai e do kombin tonë, dhe sinagogën ai na e ka ndërtuar.
  6. Edhe Jisui ecte bashkë me ta. Edhe tek ishte atje jo larg shtëpisë, kryeqindëshi dërgoi miq tek ai, duke i thënë atij: Zot, mos u mundo, sepse nuk jam i zoti që të hysh nën strehën time.
  7. Prandaj as veten time s’e gjeta të denjë të vij tek ti, por thuaj një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.
  8. Sepse edhe unë jam një njeri nën urdhër, dhe kam nën veten time shërbëtorë. Edhe i them këtij: Shko, dhe shkon; dhe tjetrit: Eja, dhe vjen; dhe shërbëtorit tim: Bëj këtë, dhe e bën.
  9. Edhe Jisui, kur dëgjoi këto, u çudit për atë, dhe u kthye e i tha turmës që i vinte pas: Po ju them juve, as në Izrael s’kam gjetur kaq besim.
  10. Edhe ata që ishin dërguar, kur u kthyen në shtëpi, gjetën shërbëtorin e sëmurë të shëruar.
  11. Edhe të nesërmen Jisui vinte në një qytet që quhej Nain; dhe vinin bashkë me të edhe mjaft nga nxënësit e tij dhe shumë popull.
  12. Edhe kur u afrua në portën e qytetit, ja tek sillnin përjashta një të vdekur, të cilin e ëma e kishte bir të vetëm, dhe ajo ishte e ve; dhe shumë popull prej qytetit ishte bashkë me të.
  13. Edhe Zoti kur e pa, i erdhi keq për të, dhe i tha asaj: Mos qaj.
  14. Edhe u afrua e zuri shtratin; dhe ata që e mbanin qëndruan; dhe ai tha: Djalosh, po të them, ngrihu.
  15. Edhe i vdekuri u ngrit e ndenji, dhe zuri të flasë. Edhe ia dha së ëmës.
  16. Edhe të gjithëve u hyri frikë, dhe lavdëronin Perëndinë, duke thënë se një profet i madh është ngritur tek ne, dhe se Perëndia vuri re popullin e tij.
  17. Edhe doli kjo fjalë për të nëpër gjithë Judenë, dhe nëpër gjithë vendet përreth.
  18. Edhe nxënësit e tij lajmëruan Joanin për gjithë këto.
  19. Edhe Joani thirri pranë dy veta nga nxënësit e tij e i dërgoi te Jisui, duke thënë: Ti je ai që ka për të ardhur, apo presim tjetër?
  20. Edhe njerëzit, si erdhën tek ai, thanë: Joan Pagëzori na ka dërguar tek ti, duke thënë: Ti je ai që ka për të ardhur, apo presim tjetër?
  21. Edhe në atë orë ai shëroi shumë veta nga sëmundjet e nga mundimet e nga frymët e liga, dhe shumë të verbërve u fali të parët.
  22. Edhe Jisui u përgjigj e u tha atyre: Shkoni e i jepni zë Joanit për gjithë sa patë e dëgjuat, se të verbër shohin, të çalë ecin, lebrozë pastrohen, të shurdhër dëgjojnë, të vdekur ngjallen, të varfër dëgjojnë lajmin e mirë.
  23. Edhe lum ai që nuk do të skandalizohet për mua.
  24. Edhe pasi ikën ata që ishin dërguar nga Joani, zuri t’i thoshte turmës për Joanin: Ç’keni dalë të shihni në shkretëtirë? Kallam që tundet nga era?
  25. Po ç’keni dalë të shihni? Njeri të veshur me rroba të buta? Ja ata që janë veshur me rroba të ndritura e që rrojnë në kënaqësira tek janë nëpër dyert e mbretërve.
  26. Po ç’keni dalë të shihni? Profet? Po, ju them juve, edhe më tepër se profet.
  27. Ky është ai, për të cilin është shkruar: “Ja unë tek po dërgoj engjëllin tim përpara fytyrës tënde, ai do të ndreqë udhën tënde përpara teje”.
  28. Sepse po ju them juve, në mes atyre që kanë lindur prej grash asnjë nuk është më i madh se ai (Joan pagëzori); por më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai.
  29. Edhe gjithë populli që dëgjuan atë dhe tagrambledhësit, njohën drejtësinë e Perëndisë, duke pagëzuar veten e tyre me pagëzimin e Joanit.
  30. Po Farisenjtë dhe mësuesit e ligjit e hodhën tej prej vetes së tyre vullnetin e Perëndisë, sepse nuk u pagëzuan prej tij.
  31. Edhe Zoti tha: Me se t’i përngjaj pra njerëzit e këtij brezi? Dhe me se ngjajnë?
  32. Ngjajnë me djem që rrinë në treg edhe që i thërresin njëri-tjetrit, duke thënë: I ramë fyellit për ju, dhe nuk kërcyet; ju bëmë vaj, dhe nuk qatë.
  33. Sepse erdhi Joan Pagëzori, që as bukë ha, as verë pi, dhe thoni: Ka djallin.
  34. Erdhi Biri i njeriut duke ngrënë e duke pirë, dhe thoni: Ja njeri hamës e verëpirës, mik tagrambledhësish e mëkatarësh.
  35. Edhe u vërtetua urtësia prej gjithë bijve të saj.
  36. Edhe një nga Farisenjtë i lutej të hante bashkë me të; dhe ai hyri në shtëpinë e Fariseut dhe ndenji në tryezë.
  37. Edhe ja, një grua në atë qytet, e cila ishte mëkatare, kur mori vesh se kishte shkuar në shtëpinë e Fariseut, pruri një alabastër me vaj erërash.
  38. Edhe ndenji prapa pranë këmbëve të tij duke qarë, dhe zuri të lagte këmbët e tij me lot, dhe ia fshinte me flokët e kokës së saj, dhe puthte këmbët e tij, dhe ia lyente me vajin e erërave.
  39. Edhe Fariseu që e kishte thirrur, kur pa, foli me veten e tij duke thënë: Ky po të ishte profet, do ta njihte cila dhe çfarë gruaje është ajo që e prek, se është mëkatare.
  40. Edhe Jisui iu përgjigj e i tha atij: Simon, diçka kam për të të thënë. Edhe ai i thotë: Mësues, thuaj.
  41. Një huadhënës kishte dy debitorë; njëri i kishte detyrim pesëqind dinarë, dhe tjetri pesëdhjetë.
  42. Edhe pasi nuk kishin t’ia lanin, ua fali të dyve. Thuaj pra: Cili nga ata do ta dojë më tepër?
  43. Edhe Simoni u përgjigj e tha: Më duket, se ai, të cilit i fali më të shumtat. Edhe ai i tha: Drejt gjykove.
  44. Edhe si u kthye nga gruaja, i tha Simonit: A e sheh këtë grua? Hyra në shtëpinë tënde, dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; po ajo me lot më lagu këmbët, dhe me flokët kokës së saj i fshiu.
  45. Ti nuk më puthe; po ajo, që kur hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia.
  46. Ti me vaj nuk më leve kryet; po ajo me vaj erërash më leu këmbët.
  47. Prandaj po të them: Janë ndjerë mëkatet e saj të shumta, sepse deshi shumë. Por atij që i ndjehen pak, pak do.
  48. Pastaj i tha asaj: Të janë ndjerë mëkatet.
  49. Edhe ata që kishin ndenjur në tryezë zunë të thonë me veten e tyre: Cili është ky që edhe mëkate ndjen?
  50. Edhe ai i tha gruas: Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe.