AlbanianΕλληνικάEnglish
Search

E diela e Dafinave në Tiranë

User Rating: / 0
PoorBest 
Orthodox News - News
Share

 

 

CIMG0786E diela e dafinave u përjetua me solemnitet, duke nisur kështu edhe rrugëtimin e Javës së Madhe deri në kulmin e saj, Pashkën e Madhe. 

    Pas një periudhe të gjatë kreshme dhe lutjesh, mijëra besimtarë mbushën këtë të diel kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, duke marrë pjesë me përkushtim të thellë tek Perëndia në shërbesat e kësaj dite të shenjtë. Përveç pjesëmarrjes së lartë të besimtarëve nëpër shërbesa, kleri ftoi të gjithë të krishterët orthodhoksë që gjatë Javës së Madhe të marrin pjesë në shërbesat e shumta gjatë çdo dite, në mengjes dhe pasdite. 
   Dhëndëri qiellor vjen. Dhe përsëri, ditët e shenjta të Javës së Madhe na e kujtojnë. Vjen dhe hyn në nusërore. Bashkë me të duhet të hyjmë edhe ne. Dhëndëri, i vetëm, nuk ka kuptim. Duhet edhe nusja. Parajsa, vetëm me Krishtin, nuk ka kuptim. Bashkë me Të ësh

të edhe Kisha. Bashkë me Të edhe nusja, shpirti. Shpirti ynë të bëhet nuse e Krishtit. Bashkë me Të në nusëroren hyjnore. Bashkë me Të në panairin e qiellit. Bashkë me të në martesën e Mbretërisë së Qiejve.

CIMG0749

CIMG0747

 CIMG0751

 CIMG0759

 CIMG0763