Image1\\ 3rd image
AlbanianΕλληνικάEnglish
Search
Qendra Diagnostike

Diakonia Agapes

  

 

Shkolla 9-vjeçare

 

Shkolla Teknike

 

Universiteti "Logos"

 

Kalendari Orthodhoks


 

Share this ...

Message of the Archbishop

 

   In the life of Christ, which came to its’ pick to the Cross and His Resurrection revealed the polyhedral peace, that he gives to the world. The God to whom we have based our confidence, is a “God of peace” (Filip 4:9). This peace begins from the depth of human existence to become a beneficial force which calms the whole world. The peace which preaches the New Testament is multidimensional: personal, social, and at the same time holy, total, eschatological.
   The Christian concept of internal peace it’s something much deeper and wider from the calmness of the stoics or the Nirvana of the Buddhists and it is not related at all to the apathy about what happens around us. The gospel revealed that the opposite of peace is not war but egoism, the personal, the community, the national, the racial egotism. Here it is found the extraction of the threat to the peace and here it’s where we should turn our attention and our effort.

 
Image
Bashkëpunim dhe ndarje përvojash. Gratë orthodhokse të Rrushkullit e të Jubës vizitojnë e takojnë ato të Kavajës

   Të dielën e Grave Miroprurëse, dt. 29 prill, një grup i madh grash e të rejash besimtare orthodhokse të fshatrave Rrushkull e Jubë, të rrethit të Durrësit vizituan dhe takuan gratë e të rejat besimtare të qytetit të Kavajës.    Qëllimi i këtij aktiviteti ishte pelegrinazhi në kishat e qytetit të Kavajës brenda atmosferës festive të pas Pashkës dhe njohja mes tyre. Nisma dhe organizimi i  këtij takimi festiv dhe bashkëpunimi enorish, që kishte motiv  “forcim e bashkëpunim komuniteti dhe ndarje përvojash”, ishte nga Episkop Asti dhe z. Miron Çako, përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepiskopatës. Në këtë aktivitet edhe ndihmuan klerikët e këtyre dy komuniteteve. Merrnin pjesë në veprimtari edhe përfaqësues nga Zyra e... Read more...
Image
Tryeza që mbledh dashuria e krishterë Vizitë e Kryepiskopit Anastas në mensën e Kishës për personat më në nevojë.

   Ka vite që Kisha jonë organizon në Tiranë dreken “Tryeza e dashurisë”, në ndihmë të personave më në nevojë. Ajo ofrohet dy herë në javë për më shumë se 50 persona. Të martën, në 8 maj, Kryepiskopi Anastas, i cili ka qenë mbështetësi i vazhdueshëm i kësaj veprimtarie, vizitoi këtë mensë. Ai shoqërohej nga episkopi i Bylisit, Asti.    Fortlumturia e Tij hyri në mensë në kohën kur po bëheshin gati për të drekuar dhe atë Ilia po psalte. Ai u prit me shumë gëzim dhe ngrohtësi nga të pranishmit. Pasi bekoi tryezën, Kryepiskopi hëngri drekë bashkë me ta.    Në bashkëbisedimin me të pranishmit dhe gratë orthodhokse që kontribuojnë vullnetarisht për të kryer këtë shërbim,... Read more...
Image
Veprimtari e Kishës në Institutin e Riedukimit të të Miturve në Kavajë

   Një veprimtari e bukur, emocionuese dhe argëtuese do të mbetet gjatë në kujtesën e të miturve të Institutit të Riedukimit në Kavajë. Në kuadër të periudhës festive  të Pashkës, për t’i dhënë një impuls më shumë jetës në këtë institucion riedukimi, me bekimin dhe mundësitë e krijuara nga Kryepiskopit Anastas, në datat 15 dhe 25 prill, u realizuan në të veprimtari festive dhe argëtuese.    Të ftuar ishin parodistët e Vlorës, të cilët sollën humor dhe gëzim, ndërkohë që fëmijët u argëtuan edhe me pjesë të tjera të këndshme të veprimtarisë, si këngë, kokteil, takime dhe biseda të ndryshme me të ftuarit.    Koordinatori i kësaj nisme ishte Atë Jani Tereziu, i... Read more...
Image
Pashka në Gjirokastër

Me shpresëtari edhe besim të madh nisi Java e Madhe në mitropolinë e Gjirokastrës. Pavarësisht motit të keq që u shënua gjatë kësaj periudhe, besimtarë të shumtë ndoqën shërbesat madhështore të kësaj të kremteje. Shërbesën e dhëndrit në qytetin e Gjirokastrës e kryesoi Mitropoliti, Hirësia e Tij Dhimitër, por besimtarë të shumtë kishte në të dyja kishat e qytetit. Shërbesa e Efqelisë, të Mërkurën e Madhe  u kryesua nga Episkopi i Amantias, Hirësia e Tij Nathanail, i cili gjatë gjithë kësaj jave kishte ardhur për të ndihmuar në shërbesat. Gjithashtu edhe Liturgjinë Hyjnore të së Enjtes së Madhe e kreu Episkopi Nathanail, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat e mitropolisë, si dhe të besimtarëve të... Read more...
Image
Pashka në Korçë

 “ Kjo është dita që bëri Zoti; le të ngazëllohemi dhe le të dëfrejmë në të! ‘’ Kur bie kambana e së Dielës së Dafinave, e cila përbën dhe urën lidhëse ndërmjet Kreshmës së Madhe dhe Javës së Madhe, të gjithë besimtarët  orthodhoksë, e veçanërisht ata korçarë ndiejnë atmosferën e ditëve të Javës së Madhe. Të Mërkurën e Madhe, gjatë Misterit të Efqelisë, të gjithë besimtarët me  gëzim, dëshirë dhe shpresë prisnin  të shijonin frytin e këtij misteri që ofrohet nëpërmjet shenjës së dukshme të vajit, nga të gjithë  klerikët e mitopolisë. Të Enjten e Madhe të gjithë besimtarët përjetuan me dhembje e... Read more...

Daily Message

“Ato që kryhen para flijimit të Trupit dhe të Gjakut të Krishtit, shpallin gjëra që u kryen para vdekjes së Zotit, d.m.th ardhjen e Tij në botë, jetën e Tij publike dhe shfaqjen e Tij të përsosur. Si përfundim, ato që kryhen pas flijimit, shpallin “premtimin e Atit”, ashtu si Vetë Ai tha (Lluk. 24. 49), d.m.th zbritjen e Shpirtit të Shenjtë tek Apostujt dhe, nëpërmjet tyre, kthimin e... Read more...
Synaxarion
Theodhori i Shenjtëruar
Lindi në një familje të shquar të krishterë në Egjiptin e Lartë dhe që i vogël bëri një jetë të pëlqyeshme për Perëndinë. Kur ishte 12 vjeç, u hidhërua kur pa përgatitjet e festës së Theofanisë e tha: “Nëse kënaqesh më këto ushqime, nuk do të fitosh jetën e përjetshme”. Që atëherë kreshmonte gjithë ditën deri në mbrëmje dhe nuk hante ushqim të zgjedhur. Dy vjet më vonë u pranua në manastirin e Latopolisit, ku jetoi si eremit pranë disa murgjve. U kthye plot zell në Tabenesis kur dëgjoi për urtësinë e shën Pahomit, ku sapo mbërriti, filloi ta imitonte. U përpoq të ruante pastërtinë e zemrës, një gjuhë të matur e të hijshme dhe bindje deri në vdekje. U bë model dhe ngushëllim për të tjerët. Në vitin e parë të qëndrimit të tij, kur u ngrit për t’u lutur, qelia u ndriçua dhe dy engjëj të shndritshëm iu shfaqën. I frikësuar Theodhori doli me vrap dhe u ngjit mbi çati, por engjëjt e qetësuan dhe i dhanë në mënyrë profetike një numër të madh çelësash. Njëherë, ndërsa Pahomi e qortoi gabimisht për ta...
Readings
Apostulli Vep.13:13-24 Ungjilli Jn.6:5-14
Apostulli Vep.13:13-24 Edhe Pavli dhe ata që ishin rreth tij, pasi u ngritën me anije nga Pafa, erdhën në Pergë të Pamfilisë; dhe Joani u nda nga ata e u kthye në Jerusalem. Edhe ata pasi ikën nga Perga, erdhën në Antioki të Pisidisë, dhe si hynë në sinagogë ditën e shtunë, ndenjën. Edhe pas leximit të ligjit dhe të profetëve, të parët e sinagogës dërguan tek ata, duke thënë: O burra vëllezër, nëse keni ndonjë fjalë për t’ia mësuar popullit, thuajeni. Atëherë Pavli si u ngrit e bëri shenjë me dorë, tha: O burra Izraelitë, dhe ju që keni frikë Perëndinë, pa dëgjoni. Perëndia i këtij populli, i Izraelit, zgjodhi etërit tanë, edhe ngriti popullin që rrinte i huaj në dhe të Egjiptit, e me krahë të lartë i nxori ata prej tij. Edhe deri në dyzet vjet duroi sjelljet e tyre në shkretëtirë. Edhe pasi prishi shtatë kombe në dhe të Kanaanit, u ndau atyre me short dheun e tyre. Edhe pastaj për rreth katërqind e pesëdhjetë vjet u dha atyre gjykatës deri në kohën e profetit Samuil. Edhe pastaj kërkuan mbret, dhe Perëndia u dha atyre Saulin, të birin e Kisit, një burrë prej farës së Beniaminit, për...
Youtube

Radio "Ngjallja" fm 88.5

Gazeta "Ngjallja"

gazeta.png