IV - Salvation History

Fjala dhe Fryma

    Është dëshmia konstante e Biblës dhe e Kishës se Perëndia vepron ndaj botës nëpërmjet Fjalës së Tij dhe Frymës së Tij. Perëndia i krijoi të gjitha gjërat me anë të Fjalës së Tij dhe Frymës së Tij. Ai e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Tij hyjnore për të marrë pjesë në Fjalën e Tij dhe për të jetuar prej Frymës së Tij. Të gjithë njerëzit e shenjtë të Perëndisë e marrin Fjalën e Perëndisë dhe Frymën e Perëndisë. Patriarkët, profetët dhe apostujt, të gjithë shpallën Fjalën që erdhi tek ata nga Perëndia nëpërmjet Frymës së Perëndisë. Ligji i Moisiut dhe Profetët, Psalmet dhe të gjitha shkrimet e Dhiatës së Vjetër dhe të Re janë Fjala e Perëndisë, shkruar dhe interpretuar nga njerëz nëpërmjet Frymës së Perëndisë. Gjithmonë dhe kudo, në Bibël dhe në Kishë, Perëndia e zbulon Veten dhe vepron në njeriun dhe në botën me anë të Fjalës së Tij dhe Frymës së Tij.

Read more: Fjala dhe Fryma

Pre-historia

    Bibla fillon me historinë e krijimit dhe, me bërjen e njeriut. Ndonëse shpesh Bibla jep lista të brezave të njerëzve qysh prej krijimit të Adamit (Kronikat 1:1; Lluka 4:38), historia e shpëtimit në kuptimin më të plotë, fillon me Abrahamin, paraardhësi i Izraelit dhe stërgjyshi i parë i Krishtit, “sipas mishit. Tregimi i krijimit, dhe kryesisht ajo e Adamit dhe Evës, jep zbulesën hyjnore rreth sovranitetit absolut të Perëndisë mbi të gjithë krijimin. Ai flet për mirësinë e gjithçkaje që ekziston dhe epërsinë e njeriut mbi të gjitha qeniet e tjera. Ai tregon sesi origjina e të keqes nuk është në Perëndinë, por në krijesën e Tij më të përsosur, veprimi i lirë mëkatar i të cilit solli të keqen dhe vdekjen në botë (Shih Vëllimi I Doktrina).

Read more: Pre-historia

Abrahami

    Historia e shpëtimit, e ashtuquajtur me të vërtetë, fillon me Abramin, të cilin Perëndia e quajti Abraham që do të thotë “ati i një shumice”. Abrahami ishte patriarku i parë i popullit të Izraelit. Fjala patriark do të thotë “ati i popullit”. Në personin dhe jetën e Abrahamit, janë parafiguruar ngjarjet qendrore të shpëtimit të botës nga Krishti në Dhiatën e Re. Perëndia i bëri Abrahamit premtimin e parë të shpëtimit të Tij të të gjithë popujve të tokës, me të cilin Ai bëri gjithashtu, dhiatën e Tij për të qenë besnik përjetë. 

Read more: Abrahami

Pashka

    Ngjarja qendrore e të gjithë historisë së Dhiatës së Vjetër është Pashka dhe Eksodi. Djali i Abrahamit, Isaku ishte ati i Jakovit, të cilin Perëndia e quajti Izrael, që do të thotë “ai që lufton me Perëndinë” (Zanafilla 32:28). Perëndia e ribëri premtimin e Tij tek Isaku dhe Jakovi dhe e vazhdoi me ata dhiatën që kishte bërë me Abrahamin. Jakovi pati dymbëdhjetë djem, të cilët u bënë udhëheqësit e dymbëdhjetë fiseve ose shtëpive të Izraelit. Djemtë e Jakovit e shitën vëllanë e tyre të vogël Josif në skllavëri në Egjipt. Me ndihmën e Perëndisë, Josifi fitoi pëlqimin e faraonit egjiptian dhe u bë një njeri i madh në Egjipt. Në një kohë zie, vëllezërit e Josifit erdhën në Egjipt për bukë. Josifi i njohu ata dhe e solli tërë popullin e Izraelit në Egjipt. Kur Josifi vdiq, populli i Izraelit u vendos në skllavëri nga egjiptianët për katërqind vjet (Shih Zanafilla 24-50). Perëndia zgjodhi Moisiun për ta nxjerrë popullin e Tij jashtë robërisë në Egjipt. Ai iu shfaq Moisiut në shkurren e zjarrtë dhe i zbuloi atij Emrin e Tij.

Read more: Pashka

Mbretërimi

    Në Dhiatën e Vjetër, Perëndia ishte Mbreti i Popullit të Tij. Por, duke dashur që të jenë si popujt e tjerë, izraelitët i kërkuan Zotit një mbret njerëzor.

Atëherë tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën, erdhën te Samueli në Ramah, dhe i thanë: “Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë ashtu siç ndodh në të gjitha kombet”. Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: “Na jep një mbret që të na qeverisë”. Prandaj Samueli iu lut Zotit. Dhe Zoti i tha Samuelit: “Dëgjo zërin e popullit për të gjitha ato që të thotë, sepse ata nuk të kanë hedhur poshtë ty, por kanë hedhur poshtë mua, me qëllim që unë të mos mbretëroj mbi ta. Sillen me ty, ashty siç kanë bërë gjithnjë nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot: më kanë braktisur për t’u shërbyer perëndive të tjera. Tani, pra, dëgjo kërkesën e tyre, por lajmëroi solemnisht dhe shpallju të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta” (1 Samueli 8:4-9). 

Read more: Mbretërimi

Priftëria

    Kur folëm për Abrahamin, përmendëm sesi Jisu Krishti është “prift përjetë sipas urdhërit Melkisedek” (Shih më lart). Si “prift përjetë” Jisui është, gjithashtu plotësimi dhe përmbushja e priftërisë levitike të Dhiatës së Vjetër. Në Dhiatën e Vjetër, Perëndia e urdhëroi Moisiun të ndërtonte tabernakullin me shenjtëroren për adhurim dhe flijim.

Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre. Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t’ju tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive (Eksodi 25:8-9). 

Read more: Priftëria

Profecia

    Dhiata e Vjetër është e mbushur me profeci. Profeci do të thotë frymëzimi i drejtpërdrejtë i Perëndisë për të folur te bota fjalët e Tij. Pati shumë profetë në Dhiatën e Vjetër jo vetëm ata, emrat e të cilëve u janë dhënë librave profetikë të Biblës, por edhe shumë të tjerë, duke përfshirë: Moisiun, Elian (Ilian), Samuelin dhe Natanin. Në Dhiatën e Vjetër shumë profeci u bënë në lidhje me historinë dhe fatin e popullit të Izraelit dhe të gjithë racës njerëzore. Zakonisht, profecitë treguan çfarë Perëndia do të bënte ndaj paudhësisë dhe pabesisë së Popullit të Tij. Profecitë paratreguan tragjeditë që do t’i vinin Izraelit, për shkak të mëkateve të Popullit. Ato paratreguan, gjithashtu mëshirën dhe faljen përfundimtare të Perëndisë, i Cili është besnik ndaj premtimeve të Tij, që nuk do të zemërohet përgjithmonë, por, që do të restaurojë fatet e Popullit të Tij dhe do t’i sjellë të gjitha kombet në Mbretërinë e Tij të përjetshme (Shih më sipër Profetët). 

Read more: Profecia

Shenjtëria

    Perëndia i Dhiatës së Vjetër ishte Perëndia i Shenjtë. Fjala "i shenjtë" do të thotë i ndarë, i ndryshëm, i pangjashëm me gjithçka tjetër që ekziston. Perëndia i Shenjtë i Dhiatës së Vjetër e zbuloi Vetveten tek populli i Tij i zgjedhur që ishte i aftë për të shikuar lavdinë e Tij. Lavdia e Zotit ishte një shfaqje e veçantë hyjnore e Personit dhe e Pranisë së Perëndisë. Ajo përbëhej në vizionin e dritës, madhështisë dhe bukurisë dhe ishte e shoqëruar nga zëri i Zotit dhe nga engjëjt e Tij të shenjtë. Ajo krijonte tek personat që e shikonin një ndijim të jashtëzakonshëm frike dhe mahnitje, si edhe bindjen e thellë të paqes, mirëqenies dhe gëzimit. Në këtë mënyrë e përjetoi Moisiu Perëndinë e Shenjtë në lavdinë e Tij hyjnore në Horeb, malin e Perëndisë, para Pashkës dhe në shkretëtirë mbas eksodit nga Egjipti.

Read more: Shenjtëria

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com