II - The Old Testament

Ligji

    Pjesa e parë e Shkrimit të Shenjtë është quajtur Torah, që do të thotë Ligji. Gjithashtu quhet Pentateuku, që do të thotë pesë librat. Këto libra janë quajtur edhe Librat eMoisiut. Ato janë Gjeneza (Zanafilla), Eksodi (Dalja), Levitiku, NumratdheDhefteronomi (Ligji i Përtërirë). Ngjarjet e përshkruara në këto libra, prej thirrjes së Abrahamit te vdekja e Moisiut, ka mundësi të kenë ndodhur dikur në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit (2000-1200 p.K.). Libri i Zanafillës përmban prehistorinë e popullit të Izraelit. Ai fillon me tregimin e krijimit të botës, rënien e Adamit dhe Evës, dhe vazhdon me historinë krejt mëkatare të fëmijëve të Adamit. Pastaj tregon thirrjen dhe premtimin e shpëtimit që Perëndia i bën Abrahamit dhe historinë e Isakut dhe Jakovit, të cilin Perëndia e quajti Izrael, duke mbaruar me vendosjen e dymbëdhjetë fiseve të Izraelit - familjet e dymbëdhjetë bijve të Jakovit - në Egjipt, gjatë kohës kur Josifi ishte i parapëlqyeri i faraonit egjiptian. Në emërtimin tradicional të Kishës, Abrahami, Isaku dhe Jakovi quhen patriarkët.

Read more: Ligji

Dhjetë Urdhërimet

1. Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxorri nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjera para meje!

2. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet lart në qiejt ose poshtë në tokë, ose në ujërat nën tokë. Nuk do të falesh para tyre dhe as do t'i shërbesh, sepse unë, Zoti Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, por që jam i mëshirshëm për mijëra breza për ata që më duan dhe i zbatojnë urdhërimet e mia!

Read more: Dhjetë Urdhërimet

Histori

    Mbas Ligjit në Bibël janë librat që quhen historikë. Ata tregojnë historinë e Izraelit qysh prej vendosjes në tokën e premtuar të Kananit dhe deri në shekujt e parë para Krishtit. Këta libra janë: Jisui i Naviut, Gjyqtarët, Samueli 1 dhe 2, Mbretërit 1 dhe 2, Kronikat 1 dhe 2, Ezra, Nehemia, Ester, si edhe Esdra 1 dhe 2, Tobia, Judita dhe Makabejtë 1 dhe 2. Bibla anglisht përfshin edhe Makabejtë 3. Në emërtimin e librave të Biblës në Kishën Orthodhokse, që është në përgjithësi ai i Septuagjintës, përkthimi greqisht i Biblës hebraike, Samueli 1 dhe 2 quhen Mbretërit 1 dhe 2, dhe Mbretërit 1 dhe 2 quhen Mbretërit 3 dhe 4. Gjithashtu, të ashtuquajturit libra apokrifë1, të renditur para Esterit, konsiderohen nga Orthodhoksët si pjesë autentike të Biblës. Apokrifët2 e Dhiatës së Vjetër janë libra që konsiderohen nga jo-orthodhoksët si të lidhur ngushtë me Biblën, por jo pjesë përbërëse kanonike e saj.

Read more: Histori

Urtësia*

    Librat e Biblës që zakonisht quhen librat e Urtësisë* përfshijnë: Jobin, Psalmet, Fjalët e Urta (Proverbat),Kishtarin (Predikuesin) dhe Këngën e Solomonit (Kënga e Këngëve), si edhe Urtësinë e Jisuit, Birit të Sirakut, i quajtur gjithashtu Ekleziastiku, dhe Urtësinë e Solomonit nga të ashtuquajturit apokrifë. Libri i Jobit, i datuar zakonisht në periudhën e mërgimit, është historia e vuajtjes të të drejtit, ku vuajtësi e shtron çështjen e tij para Perëndisë dhe pastaj “u pendua në pluhur dhe hi” (42:6), kur pa Zotin dhe u përball me Atë, në mbrojtjen që i bëri Ai madhështisë së Tij të patreguar dhe të pashprehur. Pjesë nga ky libër lexohen në Kishën Orthodhokse gjatë ditëve të para të Javës së Madhe, sepse ato flasin për problemin më të thellë që përballin besimtarët, problemin e vuajtjes, që u soll në përmbushjen e fundme në Krishtin, i cili nuk është thjesht më i përsosuri i “vuajtësve të pafajshëm”, por është me të vërtetë Perëndia Vuajtës në mish njerëzor. 

Read more: Urtësia*

Psalmet

    Psalmet janë këngë të popullit të Izraelit të frymëzuara hyjnishmërisht. Tradicionalisht ato quhen ‘psalme të Davidit’, ndonëse, sigurisht, shumë prej tyre vijnë nga autorë të mëvonshëm. Numërimi dhe fjalëzimi i psalmeve ndryshon në tradita të ndryshme shkrimore. Kisha Orthodhokse ndjek versionin e psaltirit të Septuagjintës, dhe, për këtë arsye, numri dhe, jo rrallë edhe teksti i disa psalmeve, janë të ndryshëm në librat e shërbesave orthodhokse prej atyre që janë në Biblat e përkthyera nga hebraishtja. Në Kishën Orthodhokse, i gjithë Psaltiri ndahet në njëzet seksione dhe këndohet çdo javë në ato manastire edhe kisha që e kryejnë të gjithë shërbesën liturgjike. Psalme të ndryshëm dhe vargje psalmesh përdoren në të gjitha shërbesat e Kishës Orthodhokse (Shih Vëllimin II, Adhurimi).

Read more: Psalmet

Profetët

    Janë gjashtëmbëdhjetë libra në Bibël të titulluar me emrat e profetëve, ndonëse jo domosdo të shkruar nga duart e tyre. Një profet është ai që flet nga frymëzimi i drejtpërdrejtë i Perëndisë; vetëm në kuptimin e dytë fjala (profet) ka kuptimin e atij që parathotë të ardhmen. Katër nga librat profetikë  janë ato të të ashtuquajturve profetët e mëdhenj: Isaia, Jeremia, Ezekieli dhe Danieli.

Read more: Profetët

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com