I - The Bible

Shkrimi i Shenjtë (Bibla)

    Shkrimi i Shenjtë ose Bibla, është libri i shkrimeve të shenjta të Popullit të Perëndisë të Dhiatës së Vjetër dhe të Re. Populli i Perëndisë i Dhiatës së Vjetër ishin Judejtë, pasardhësit e Abrahamit, Isakut dhe Jakovit, emri i këtij të fundit u ndërrua nga Perëndia në Izrael (Zanafilla 32:28). Ky popull quhet, gjithashtu, edhe Hebrenj. Ata mbeten gjithmonë si populli i zgjedhur i Perëndisë, sepse prej tyre u lind “sipas mishit” Krishti, Biri i Perëndisë (Romanët 9:5). Ky Bir i Perëndisë është Jisui i Nazaretit, Mbreti-Mesia i Izraelit dhe Shpëtimtari i botës (Shih Mattheu 1-2; Lluka 1-2; Romanët 8:3; Galatianët 4:4; Hebrenjtë 1-5). Shkrimet e Dhiatës së Vjetër të Popullit të Izraelit mbeten përgjithmonë si Fjala e Perëndisë për të gjithë ata që besojnë në Perëndinë dhe dëshirojnë të njohin të Vërtetën e Tij hyjnore dhe të bëjnë Vullnetin e Tij.

Read more: Shkrimi i Shenjtë (Bibla)

Fjala e Perëndisë

     Shkrimi i Shenjtë është quajtur Fjala e Perëndisë e shkruar. Kjo nuk do të thotë që Shkrimi i Shenjtë ra nga qielli i bërë gati. As do të thotë se Perëndia e diktoi atë fjalë për fjalë tek njerëzit, të cilët ishin thjesht instrumente pasivë të Tij. Por do të thotë se Perëndia e ka zbuluar Vetveten si Perëndi i gjallë dhe i vërtetë te Populli i Tij, dhe si një aspekt i vetë-zbulesës së Tij hyjnore, Perëndia e frymëzoi Popullin e tij të shkruaj shkrimin, që përbën shprehjen e vërtetë dhe të pastër të së Vërtetës së Tij dhe të Vullnetit të Tij për popullin e tij dhe për të gjithë botën.Fjalët e Shkrimit të Shenjtë janë fjalë njerëzore, sepse, me të vërtetë, të gjitha fjalët janë njerëzore. Ato janë fjalë njerëzore, të cilat vetë Perëndia i frymëzoi të shkruheshin që të mbeteshin si dëshmi e shkruar e Vetë Atij. Si fjalë njerëzore, fjalët e Shkrimit përmbajnë të gjitha gjurmët e njerëzve që i shkruan ato të kulturës së tyre, si dhe të kohës  në të cilën u shkruan. Megjithatë, në integritetin e plotë të gjendjes dhe formës së tyre njerëzore, fjalët e Shkrimit të Shenjtë janë me të vërtetë Fjala e Perëndisë.

Read more: Fjala e Perëndisë

Autorësia

    Shkrimi i Shenjtë ka autorë të ndryshëm njerëzor. Disa libra të tij nuk e tregojnë se kush i shkroi. Të tjerë mbajnë emrat e personave të cilëve u jepet autorësia. Në disa raste është krejtësisht e qartë që autori i treguar është, në fakt, personi që e ka shkruar librin me dorën e tij. Në raste të tjera, është gjithashtu e qartë, që autori i librit kishte një person tjetër si sekretar për ta shkruar librin. Në disa raste të tjera është Tradita e Kishës, dhe shpesh edhe opinioni i studiuesve biblikë, që autori i treguar i një libri të Biblës nuk është personi (ose personat) që e shkroi atë, por personi që fillimisht e frymëzoi shkrimin, dhe kështu i është dhënë emri i autorit.

Read more: Autorësia

Interpretimi

    Bibla është libri i shkrimeve të shenjta për Popullin e Perëndisë, Kishën. U bë në Kishë nga Kisha dhe për Kishën, nën frymëzimin hyjnor si një pjesë thelbësore e realitetit tërësor të marrëdhënies së besëlidhjes (dhiatës) së Perëndisë me Popullin e Tij. Ajo është Fjala autentike e Perëndisë për ata që i përkasin bashkësisë së zgjedhur të besimtarëve të Perëndisë, të Izraelit të vjetër dhe të Kishës së Krishtit sot dhe përgjithmonë. Bibla jeton në Kishë. Bëhet e gjallë në Kishë dhe ka kuptimin më të thellë hyjnor për ata që janë anëtarë të komunitetit që ka themeluar Perëndia, në të cilin Ai banon, dhe të cilit nëpërmjet Fjalës së tij dhe Shpirtit të Tij, i ka dhënë Vetveten për pjesëmarrje, kungim dhe jetë të pasosur. Jashtë jetës totale dhe përvojës së komunitetit të besimit, që është Kisha e Krishtit, “shtylla dhe mbështetja e së vërtetës” (1 Timotheut 3:15), asnjë nuk mund ta kuptojë vërtetësisht dhe ta interpretojë saktësisht Biblën. Duke ditur së pari këtë: që asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i interpretimit të veçantë, sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njerëzve, por njerëzit e shenjtë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë (2 Pjetrit 1:20).

Read more: Interpretimi

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com