Në këtë seksion të faqes sonë të internetit, besimtarët orthodhoksë, por edhe vizitorët e shumtë do të kenë mundësi të lexojnë, të shohin dhe të dëgjojnë materiale të ndryshme që kanë si qëllim formimin shpirtëror, rritjen e dijeve mbi besimin orthodhoks dhe njohjen me lutje të ndryshme që fuqizojnë jetën shpirtërore. Të dhënave hyrëse dhe prezantuese të besimit orthodhoks i shtohen edhe jetë shenjtorësh, të njohur për ne, por edhe të sjellë për herë të parë në gjuhën shqipe. Literatura shpirtërore do të vijë më e pasuruar me materiale të ndryshme të librave të botuar ose të përkthimeve më të reja që shtojnë dijet teologjike të personave që interesohen për t’u thelluar në njohjen e besimit orthodhoks.
Në studimin e përditshëm të pjesëve të Shkrimit të Shenjtë, që është edhe një prej detyrave të çdo besimtari orthodhoks, do të ndihmojë edhe paraqitja e tekstit të plotë të Dhiatës së Re, të përkthyesit të njohur orthodhoks, Konstandin Kristoforidhit, përshtatur në gjuhën e sotme letrare shqipe prej z. Thoma Qendro. Në pjesën e lutjeve dhe shërbesave, vizitorët e këtij seksioni do të kenë mundësi të zbresin lutje të ndryshme që janë pjesë e lutjeve personale të çdo njeriu, ose të lutjeve dhe mbledhjeve eukaristike në komunitet. Gjithashtu bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë Shqipërisë do të gjejnë lehtësinë e pajisjes me lutjet orthodhokse në gjuhën shqipe, të cilat mund t’ua mësojnë edhe fëmijëve të tyre, për t’u ndjerë kështu më pranë komunitetit orthodhoks dhe vendlindjes.
Në këndvështrimin orthodhoks do të sillen tekste të ndryshme të hierarkëve, etërve dhe teologëve të njohur orthodhoksë, të cilët analizojnë tema të ndryshme bashkëkohore, parë nga perspektiva e spiritualitetit ortodoks. Në këtë mënyrë vizitorët e faqes së Kishës sonë do të kenë mundësinë të konsultohen dhe të takojnë mendime të vyera të personaliteteve të ndryshme kishtare mbi çështje të shqetësimit të përbashkët që prekin aktualitetin, nën dritën e Ungjillit dhe Urtësisë së Etërve.
Si një prurje e re do të jenë edhe materialet optiko – akustike që do të vendosen herë pas here, në mënyrë që mesazhet, predikimet, shërbesat dhe aktivitetet e ndryshme të Kishës sonë të vijnë më drejpërdrejtë tek vizitorët që do të zgjedhin edhe butonin “audio – video”. Emisione në audio të Radios “Ngjallja” (e cila transmeton në FM 88.5 Mhz), predikime të Kryepiskopit, pamje në video nga emisionet e ndryshme televizivë apo të realizuara nga vetë Grupi Mediatik i Kishës dhe muzika kishtare do ta bëjnë më të gjallë komunikimin dhe do ta sjellin më afër fjalën e Perëndisë tek vizitorët e www.orthodoxalbania.org

    image

    Besimi Orthodhoks

    Në këtë seksion të faqes sonë të internetit, besimtarët orthodhoksë, por edhe vizitorët e shumtë do të kenë mundësi të
    image

    Këndvështrimi orthodhoks

    Njeriu është qenie tepër e komplikuar. Lindet dhe rron me një shumicë prirjesh dhe nevojash, të ndryshme jo vetëm nga
    image

    Tekste Liturgjike

    Lutja është një dhoksologji, një lavdërim, një falënderim, një rrëfim dhe një ndërmjetim. Një teolog i madh i Krishterimit ka
    image

    Materiale Shpirtërore

    Në botën e mrekullueshme që na rrethon, në botën ujore, bimore, shtazore dhe njerëzore, ka një plan të urtë, ku
  • 1
  • Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com