2016

  • U Shenjtërua Katedralja e re në Gjirokastrës

  • Aksidenti tragjik i një grupi pelegrinësh orthodhoksë nga Vlora

     

  • Atë Ilia Qirjo i përgjigjet z. Arben Llalla

  • Athinë, Greqi - U bë promovimi i librit të ri të Kryepiskopit Anastas “Bashkëjetesa”

  • Biografitë e Mitropolitëve të rinj

  • Çfarë brezi po rrisim, për të nesërmen?

  • DEKLARATË PËR SHTYP E KOMUNITETEVE TË KRISHTERA NË SHQIPËRI - Për Reformën në Drejtësi

  • Delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për Sinodin e Shenjtë dhe të Madh

    IMG 5180

    Archbishop of Tirana, Durres and all Albania, Anastasios
    Metropolitan of Berat, Ignatios
    Metropolitan of Korca, Joan
    Metropolitan of Gjirokastra Dimitrios
    Metropolitan of Apollonia & Fier Nikolaos
    Metropolitan of Elbasan Andon
    Metropolitan of Amantia Nathanael
    Bishop of Bylis Asti
    Protopresbyter Joani Trebicka
    Fr. Anastasios Bendo
    Nun Rakela Dervishi
    Mr. Piro Kondili
    Dr. Dion (Vasil) Tushi
    Mrs. Sonila Rembeci
    Mr. Orfea Beci (Press Office)

    Fr. Charalampos Gkiokas (Staff of the Archbishop)
    Dn. Spiros Topanxha (Staff of the Archbishop)

    Stweard Zakeo Jano
    Stweard Gjorgjia Metellari
    Stweard Nevila Xhaferi

  • Delir shpifjesh kundër Kishës Orthodhokse

  • Dolën në qarkullim kalendarët kishtarë 2016

  • Dolën në qarkullim Kalendari i Madh dhe i Vogël Kishtar 2017

  • Doli në qarkullim botimi "Vepra ndërtuese" vëllimi i dytë, pjesa e dytë

  • Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Dhjetor 2016

  • Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Gusht 2016

  • Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Janar 2016

  • Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Korrik 2016

  • Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Maj 2016

  • Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Nëntor 2016

  • Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Prill 2016

  • Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Qershor 2016

  • Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Shkurt 2016

  • Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Shtator 2016

  • Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Tetor 2016

     

  • Doli në qarkullim SINAKSARI, “Jeta e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse”, Vëllimi II, Nëntor-Dhjetor

  • DREJT SINODIT TË SHENJTË DHE TË MADH TË KISHAVE ORTHODHOKSE


    DREJT SINODIT TË SHENJTË DHE TË MADH

     TË KISHAVE ORTHODHOKSE (*) 

    + Anastasi
    Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë 

        Kam gëzimin t’ju bëj të ditur diçka shumë të rëndësishme. Këtë vit, javën e Pentikostisë, do të mblidhet Sinodi i Shenjtë dhe i Madh i Kishës Orthodhokse, i shumëpritur për vite të tëra. Për të kuptuar më mirë ngjarjet e sotme dhe rëndësinë e vendimit për mbledhjen e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh, do ta nis me një përmbledhje të historisë kishtare në dy mijëvjeçarët e parë.   

    1. Në mijëvjeçarin e parë, pas lirisë së ndërgjegjes fetare, me nxjerrjen e ediktit të Milanos nga Konstandini i Madh dhe Liciniusi, u krijuan pesë qendra bazë kishtare: Roma, Konstandinopoja - Roma e Re, Jerusalemi, Aleksandria dhe Antiokia. Me zhvillimin e Krishterimit, u krijuan probleme të ndryshme në Kishat lokale. U shfaqën kërcënime nga herezi të ndryshme, ndasi etj. Për zgjidhjen e tyre thirreshin Sinodet e Episkopëve Orthodhoksë. Disa ishin lokale, kurse për çështjet më serioze, veçanërisht për ato dogmatike, u mblodhën Sinodet Ekumenike. Sinodin Ekumenik e thërriste perandori. Por kryetar i Sinodit ishte gjithmonë një Patriark i njohur. Në këtë mënyrë u mblodhën shtatë Sinodet Ekumenike të Kishës së pandarë të mijëvjeçarit të parë.

        Në fillimet e mijëvjeçarit të dytë ndodhi sprova e frikshme e Skizmës midis Perëndimit dhe Lindjes (1054), ngjarje që krijoi konflikte dhe vonesa në përhapjen e Krishterimit. Në vazhdim, u krijuan dy pole administrative. Në Perëndim ishte Roma. Por pas epokës së Rilindjes (gjysma e shekullit të 15-të), në Perëndim u shfaqën lëvizje proteste kundër zotërimit kishtar të Romës dhe u krijuan në mënyrë graduale Kishat protestante. Në Lindje katër Patriarkanat e Hershme qëndruan të bashkuara: Konstandinopoja - Roma e Re, Aleksandria, Antiokia e Jerusalemi. Vijuan sprova të mëdha për shkak të pushtimeve nga popullsitë myslimane. Por paralelisht u arrit një zhvillim i madh i Orthodhoksisë në Veri: Krishterizimi i fiseve sllave e kryesisht i Rusisë. Kjo vepër nisi në fund të mijëvjeçarit të parë. Populli rus si një trup i vetëm pranoi besimin Orthodhoks dhe Kisha e atjeshme vazhdoi më tej veprën hierapostolike të Bizantit në Azinë e Veriut. Kështu u krijua edhe një qendër e re kishtare, Patriarkana e Moskës.

        Nga mesi i shekullit të pesëmbëdhjetë deri në mesin e atij të nëntëmbëdhjetë, popujt orthodhoksë të Gadishullit Ballkanik dhe të Azisë së Vogël jetonin nën perandorinë osmane. Pas çlirimit gradual të popujve të Ballkanit, Patriarkana Ekumenike i dha Autoqefalinë Kishës së Greqisë, Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë. Në shekullin e njëzetë u dha Autoqefalinë Kishave të Polonisë, Shqipërisë, Çekisë-Sllovakisë e u njoh si Patriarakanë Kisha e Gjeorgjisë. Kisha e Qipros e ka marrë Autoqefalinë me vendim të Sinodit Ekumenik.

        Gjendja e sotme për Kishën Orthodhokse paraqitet si vijon: Kemi Patriarkanat e Hershme të Konstandinopojës, Aleksandrisë, Antiokisë, Jerusalemit; Patriarkanat më të reja: të Rusisë, Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Kishat Autoqefale: të Qipros, Greqisë, Polonisë, Shqipërisë e Çekisë-Sllovakisë. Gjithsej 14 Kisha Orthodhokse Autoqefale. Kisha e Shenjtë, Katholike dhe Apostolike e Lindjes ruajti unitetin e saj, me jetën e saj sakramentale të përbashkët, kryesisht me Eukaristinë Hyjnore, Pasardhjen apostolike të episkopëve të saj dhe mbajti të pandryshuara burimet e Besimit: Shkrimin e Shenjtë, Traditën e Shenjtë dhe Kanonet Apostolike dhe Sinodike. Qendra koordinuese e Kishave Orthodhokse vazhdon të jetë Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës.

        2. Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë Kisha Orthodhokse Autoqefale u përballën me persekutime të ndryshme nga qeveritë ateiste-komuniste që morën pushtetin në vendet e tyre, deri në rrëzimin e regjimeve komuniste. Pas Luftës së Dytë Botërore me fillimet e Lëvizjes Ekumenike të Krishterë, ne orthodhoksët patëm raste të takoheshim në takime të ndryshme midis të krishterëve, në mbledhje, konferenca, dhe dëshira e përbashkët, për të mbledhur një Sinod të Shenjtë dhe të Madh të Orthodhoksëve, u rrit akoma edhe më shumë.

        Në vitin 1960, në Rodos, u vendos parapërgatitja e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh. Aty u përcaktuan edhe temat kryesore që duheshin trajtuar. Më vonë u ra dakord të krijoheshin komisionet panorthodhokse për studimin e çështjeve në fjalë dhe për formulimin e teksteve parasinodike. Me kalimin e kohës, u shfaqën probleme të shumëllojta dhe shtyrjet në kohë çuan në skepticizëm, komente ironike dhe dyshime nëse do të realizohej ndonjëherë Sinodi i Kishave Orthodhokse. Fatmirësisht, ndodhi një ngjarje shumë e rëndësishme, nisën të mbahen Mbledhjet e Krerëve të Kishave Orthodhokse (Konstandinopojë 1993, pastaj në Jerusalem 2000, Konstandinopojë 2008, 2014). Veçanërisht të rëndësishme kanë qenë mbledhjet e viteve 2008, 2014, si dhe mesazhet që ato dhanë.

        Në Mbledhjen e vitit 2014, u vendos thirrja e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh në Konstandinopojë dhe, konkretisht, në Kishën e Shën Irinit, nëse nuk do të ndodhte diçka e paparashikuar, si edhe rregulli që çdo Kishë Orthodhokse Autoqefale të përfaqësohet nga 24 episkopë dhe të ketë një votë. Në fund fare, ndodhi e papritura: tensioni i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë për shkak të rrëzimit të avionit luftarak rus. Pas kësaj ngjarjeje, u paraqitën dy mundësi, ose ta shtynim Sinodin e Shenjtë dhe të Madh, ose të mblidhej në një vend tjetër.    

    Në fund fare, gjatë mbledhjes së fundit të Krerëve në Shambezi të Gjenevës, në Zvicër (22-28 janar 2016), u vendos përfundimisht që Sinodi i Shenjtë dhe i Madh të thirret javën e Pentikostisë (19-26 qershor 2016), në Kretë (Akademia Orthodhokse, Kolimbari e Kretës). Kisha e Kretës është apostolike, autonome nën Patriarkanën Ekumenike, bën pjesë në Bashkimin Evropian dhe ofron të gjitha kushtet e domosdoshme për zhvillimin e qetë të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh.    

        Këto vendime nuk ishin të lehta. Kërkonin lutje të nxehta, elasticitet mendimi, mundësi formulimi idesh, përpjekje këmbëngulëse për të bindur ata që kishin dëshira të kundërta dhe plane të tjera. Lavdi Perëndisë, vendimi u mor në mënyrë përfundimtare. Është e nevojshme që të gjithë, klerikë e laikë, të lutemi me të gjithë shpirtin për parapërgatitjen dhe zhvillimin sa më të mirë të Sinodit. Sinodi i Shenjtë dhe i Madh do të jetë një bekim për mbarë Kishën Orthodhokse dhe, në përgjithësi, për botën e krishterë. Dhe duke qenë bekim për botën e krishterë, do të përbëjë një ngjarje të rëndësishme për ecurinë e botës.

        (*) Fjalë e regjistruar, që u mbajt në Kishën Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, e diel 31.1.2016

  • DREJT SINODIT TË SHENJTË DHE TË MADH TË KISHAVE ORTHODHOKSE

  • Edhe një herë replikë me z. Arben Llalla

  • Fjala e Kryepiskopit Anastas me rastin e përurimit të hidrocentralit Rapuni 3&4

  • Fjala e Kryepiskopit Anastas, mbajtur në Mbledhjen e Hapjes së Sinodit të Shenjtë dhe të Madh

  • KËRKESË PËR KTHIMIN E KISHAVE, MANASTIREVE DHE OBJEKTEVE TË SHENJTA

     

  • Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon me unitet të palëkundur zhvillimin dhe përparimin e saj

  • Komunikatë e Mbledhjes së Primatëve Orthodhoksë

  • Koncert festiv i shkollës Shqiptaro - Amerikane “Protagonistët”

  • Koncert paskal me “Këngë e valle për emocione të përbashkëta”

     

  • Konferencë Ndërkombëtare për Spiritualitetin Orthodhoks

  • Kremtim i gëzuar me gjithë vështirësitë e motit

  • Kremtimi i Krishtlindjes & Pritja Zyrtare, Tiranë 2016 (Fotoalbum)

  • Kremtohet 70-vjetori i Patriarkut të Moskës, Kirillit

     

  • Kremtohet me madhështi Shën Joan Vladimiri

  • Krijohen dy mitropoli të reja: Mitropolia e Apollonisë dhe e Fierit dhe Mitropolia e Elbasanit, të cilat plotësohen me mitropolitë të rinj.

     
     
  • Kryepiskopi Anastas - Nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Durrësit

  • Kryepiskopi Anastas kreu shenjtërimin e Kishës së Apostujve Petro dhe Pavli, Mesopotam, Sarandë

  • Kryepiskopi Anastas priti nxënësit e Liceut kishtar “Kryqi i Nderuar” Sukth

  • Kryepiskopi Anastas viziton të plagosurit e aksidentit të Krujës, 27.05.2016

  • Martesa dhe familja në Kishën Orthodhokse - Nga Hirësia e Tij Joani, Mitropolit i Korçës

  • Mesazhi i Kryepiskopit Anastas me rastin e Krishtlindjes 2016

  • Mesazhi i Kryepiskopit Anastas me rastin e Krishtlindjes 2016 (Video)

  • Mesazhi i Sinodit të Shenjtë dhe të Madh për popullin orthodhoks dhe për çdo njeri me vullnet të mirë

     

  • Njoftim: Fronëzohen dy Mitropolitët e rinj për dy Mitropolitë e reja

  • Panair i Fjetjes së Tërëshenjtës Mari në Delvinë

  • Pashka – Dalje nga dëshpërimi PASHKË 2016

  • Pashkë 2016 - Fotoalbum

  • Pashkë 2016 - Mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

  • Përfaqësi e kishës orthodhokse mori pjesë në shenjtërimin e katedrales për nder të shën Joan Vladimirit në Tivar

     

  • Përgjigje për një shpifje të paturpshme

  • Përse Kisha Orthodhokse është kundër martesave “homoseksuale”?

  • Përshëndetja nga Kryepiskopi Anastas në 70 - vjetorin e Patriarkut të Rusisë Kirilit

  • Përurimi i hidrocentralit Rapun 3&4 kontribut në vazhdimin e veprës së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

  • Reagim i Komitetit të Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ndaj sulmeve e shpifjeve të Nikolla Markut kundër Kishës, Mitropolitit të ri të Elbasanit dhe përfaqësuesve fetarë

  • Rrugëtimi drejt Sinodit të Shenjtë dhe të Madh

    Përkthimi nga Stefan Zhupa

             1.Një rrugëtim i shkurtër historik

    Qarkorja Patriakale dhe Sinodike e Patriarkut Ekumenik Joakimi III, e vitit 1902, përmes së cilës ftoheshin Primatët e Kishave Orthodhokse Autoqefale të bashkëpunonin për zgjidhjen e problemeve që haste Kisha Orthodhokse, ishte shkëndija e parë për parapërgatitjen e një Sinodi të Madh Panorthodhoks. Kjo ide frymëzoi edhe Këshillin Panorthodhoks të Patriarkanës (1923). Në vitin 1930, Patriarku Ekumenik, Foti II, mblodhi Komisionin Parapërgatitor Ndërorthodhoks në Manastirin e Hirshëm të Vatopedhit, në Malin e Shenjtë, në të cilin u hartua edhe lista e parë me shtatëmbëdhjetë çështje që duheshin diskutuar, ndër të cilat veçohen marrëdhëniet ndërorthodhokse, marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me Kishat dhe Bashkësitë (Konfesionet) e tjera të krishtera, çështja e Kalendarit  dhe shumë pyetje rreth rregullit kishtar. Sinodi Panorthodhoks ishte i nevojshëm edhe për shkak të ndryshimeve të mëdha që pati Kisha Orthodhokse në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX me shfaqen e Kishave të reja Autoqefale, por edhe për shkak të sfidave me të cilat u përball Kisha në shek. XX, që erdhën për shkak të Luftës së I Botërore.

    2. Kontributi i Patriarkut Ekumenik Athinagora.

    Risjellja edhe një herë në vëmendje e idesë për të mbledhur një Sinod të Madh, i atribuohet Patriarkut Ekumenik Athinagora, më konkretisht dy Qarkoreve të tij Patriakale drejtuar Primatëve të Kisha Orthodhokse Autoqefale, përkatësisht në vitin 1951 dhe 1952.  Por, fillimi përfundimtar dhe në mënyrë zyrtare i procedurave parapërgatitore të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse ndodhi në vitin 1961, me mbledhjen e Konferencës së parë Panorthodhokse në Rodos. Konferenca miratoi një listë të gjatë çështjesh që do të duhej të shqyrtoheshin prej Sinodit, të cilat ishin ndarë në këto kategori: 1) Besimi dhe dogma, 2) Adhurimi Hyjnor, 3) Administrimi i Kishës, 4) Marrëdhënia ndërmjet Kishave Orthodhokse, 5) Orthodhoksia dhe bota, 6) Çështje teologjike, si p.sh. ekonomia përballë saktësisë kanonike, marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me fetë e tjera, eutanazia dhe djegia e të vdekurve, 7) Çështje sociale, siç p.sh. familja, rinia, diskriminimi.

            Konferenca e parë Panorthodhokse Parasinodike, mbajtur në Chambesy të Gjenevës, në vitin 1976, e kufizoi listën e mësipërme, duke e konsideruar atë disi ambicioze, dhe vendosi që të përqendroheshin në tre fusha kryesore: marrëdhëniet ndërorthodhokse, marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me pjesën tjetër të botës së krishterë dhe dëshmia e Kishës Orthodhokse në botën bashkëkohore. Që nga ajo kohë, në programin e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh, bënin pjesë këto dhjetë çështje: 1) Çështja e Kalendarit, 2) pengesat e martesës, 3) përshtatja e rregullave të kreshmës me kërkesat e botës bashkëkohore, 4) marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me Kishat dhe Bashkësitë (Konfesionet) e tjera të krishtera, 5) Marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me Lëvizjen Ekumenike, 6) Marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me botën, 7) çështja e Diasporës Orthodhoske, 8) Autoqefalia dhe mënyra e shpalljes së saj, 9) Autonomia (kishtare) dhe mënyra e shpalljes së saj, 10) Diptikët e Hirshëm në Kishën Orthodhokse.

            3. Procesi i gjatë i parapërgatitjes së Sinodit

    Konferenca e parë Panorthodhokse Parasinodike, e mbajtur në Chambesy të Gjenevës, në vitin 1976, përcaktoi procedurën e parapërgatitjes së Sinodit të Shenjtë dhe të Madh. Sekretariati i parapërgatitjes së Sinodit të Shenjtë dhe të Madh u vendos në Qendrën Orthodhokse të Patriarkanës Ekumenike në Chambesy. Këtij Sekretariati iu ngarkua përgjegjësia e mbledhjes së propozimeve të Kishave Orthodhokse në lidhje me çdonjërën prej dhjetë çështjeve të përcaktuara dhe e hartimit të një raporti, i cili në vazhdim do të duhej të shqyrtohej nga një Komision Ndërorthodhoks Parapërgatitor, i thirrur prej Patriarkanës Ekumenike. Ky Komision ishte i detyruar të mblidhej sa herë të ishte e nevojshme, deri sa të arrihej një marrëveshje ndërmjet Kishave Orthodhokse Autoqefale.

    Teksti i formuluar prej Konferencës së parë Panorthodhokse Parasinodike të Chambesy-së në lidhje me marrëveshjen e domosdoshme, në vazhdim, nëpërmjet Sekretariatit, iu dërgua Sinodit të çdo Kishe Orthodhokse vendore për ta miratuar apo mos kishte ndonjë gjë për t’u rishikuar. Nëse do të kishin ndonjë vërejtje, çdo Kishë duhej t’ia dërgonte atë Sekretariatit, i cili i merrte parasysh për hartimin e tekstit përfundimtar, që do të duhej të diskutohej nga një Konferencë tjetër Panorthodhokse Parasinodike, e thirrur sërish prej Patriarkanës Ekumenike. Dhe kjo ishte faza e fundit e shqyrtimit të teksteve rreth temave të ndryshme të Sinodit, të cilat duhej të diskutoheshin dhe të miratoheshin përfundimisht prej këtij të fundit. Pra, duket qartë që kemi pasur të bëjmë me një proces të gjatë dhe të ndërlikuar për të përgatitur Sinodin e Shenjtë dhe të Madh, i cili mbështetej mbi parimin e të qenit në një mendje.

    Me këtë frymë, pra, Konferenca e dytë Panorthodhokse Parasinodike e vitit 1982, në Chambesy, miratoi tekstin përfundimtar për sa i përket pengesave të martesës, përshtatjes së rregullave të kreshmës me kërkesat e botës bashkëkohore dhe çështjes së Kalendarit, veçanërisht për përcaktimin e datës së përbashkët të kremtimit të Pashkës pas një konference të mbajtur në Chambesy, në të cilën morën pjesë astronomë dhe kanonologë orthodhoksë. Konferenca e tretë Panorthodhokse Parasinodike e vitit 1986 miratoi tekstin: “Kontributi i Kishës Orthodhokse në ruajtjen e paqes, të drejtësisë, të lirisë, të vëllazërisë dhe të dashurisë ndërmjet popujve, si edhe në zhdukjen e diskriminimeve racore, por edhe të çdolloj diskriminimi në përgjithësi”, si edhe tekstet: “Orthodhoksia dhe Lëvizja Ekumenike” dhe “Marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me pjesën tjetër të botës së krishterë”. Gjithashtu, u miratua edhe “Rregullorja e Funksionimit të Konferencës Panorthodhokse Parasinodike” dhe i Këshillave Ndërorthodhoksë Parapërgatitorë, të gjitha vendimet e të cilëve duhej të merreshin në një mendje, me përjashtim të çështjeve procedurale, vendimet e të cilave duhej të merreshin me votat e dy të tretave të kryetarëve përfaqësues që ishin të pranishëm.

    Shembja e Bashkimit Sovjetik (1991), që solli pavarësinë e shumë vendeve dhe ripërtëritjen e nacionalizmit, e vonoi shumë procesin e parapërgatitjes së Sinodit të Shenjtë dhe të Madh në vitet 90. Ky proces filloi sërish në vitet 2000 me nxitjen e Takimit të Primatëve të Kishave Orthodhokse në vitin 1992, 1995 dhe 2000, me iniciativë të Patriarkut Ekumenik, imzot Bartolomeut.

    Konferenca e katërt Panorthodhokse Parasinodike e vitit 2009 në Chambesy, pranoi tekstin përfundimtar të Diasporës Orthodhokse, i cili miratoi Asamblenë e Episkopëve Orthodhoksë në dymbëdhjetë zona: 1) në Amerikën veriore dhe qendrore, 2) në Amerikën jugore, 3) në Australi dhe Zelandën e Re, 4) në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, 5) në Francë, 6) në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg, 7) në Austri, 8) në Itali, 9) në Zvicër, 10) në Gjermani, 11) në Skandinavi, 12) në Spanjë dhe Portugali. Zona e Amerikës veriore dhe qendrore, gjatë Takimit të Primatëve të Kishave Orthodhokse të vitit 2014, u nda në dy zona, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Meksika iu bashkua zonës së Amerikës jugore, e cila u quajt “Amerika Latine”. Konferenca e katërt Panorthodhokse Parasinodike miratoi edhe Rregulloren e Funksionimit të këtyre asambleve të Episkopëve.

    4.Hapat e fundit drejt Sinodit.

    Në Takimin e Primatëve të Kishave Orthodhokse në Patriarkanën e Ekumenike, në Fanar, në mars të vitit 2014, u vendos të krijohej një Këshill i Veçantë Ndërorthodhoks për rishikimin, ripërpunimin ose rregullimin e disa teksteve të Konferencës së dytë dhe të tretë Panorthodhokse Parasinodike të viteve 1982 dhe 1986. Përveç kësaj, Takimi i Primatëve miratoi edhe parimin se të gjitha vendimet e Sinodit duhet të merren në një mendje. Gjithashtu, u vendos që Sinodi i Shenjtë dhe i Madh do të mblidhej në Konstandinopojë, në vitin 2016, përveç ndonjë rasti të paparashikuar, në të kremten e Perndikostisë, në Kishën e Shën Irinit, aty ku u mblodh edhe Sinodi II Ekumenik. Sinodi do të drejtohet nga Patriarku Ekumenik, siç është e përcaktuar, ndërsa Primatët e Kishave të tjera Orthodhokse do të ulen në të djathtë dhe në të majtë të tij dhe çdo Kishë Orthodhokse do të dërgonte një përfaqësi prej njëzet e katër episkopësh.

    Këshilli i Vençantë Ndërorthodhoks u mblodh në Qendrën Orthodhokse të Patriarkanës Ekumenike, në Chambesy, në tetor të vitti 2014, në shkurt dhe në mars/prill të vitit 2015, dhe rishikoi tekstet që kishin të bënin me Marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me Lëvizjen Ekumenike dhe me pjesën tjetër të botës së krishterë, duke i ndërthur në një tekst të përbashkët me titull “Marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me pjesën e tjetër të botës së krishterë”. Teksti “Kontributi i Kishës Orthodhokse në ruajtjen e paqes, të drejtësisë, të lirisë, të vëllazërisë dhe të dashurisë ndërmjet popujve, si edhe në zhdukjen e diskriminimeve racore, por edhe të çdolloj diskriminimi në përgjithësi” u rishikua dhe u korrigjua. Teksti “Rëndësia e kreshmës dhe zbatimi i saj sot” pati thjesht disa korrigjime të vogla për sa i përket mënyrës së formulimit. Teksti i vitit 1982 rreth Kalendarit nuk qe e mundur të rishikohej nga Këshilli, sepse Konferenca e dytë Panorthodhokse Parasinodike (1982) kishte vendosur të bënte disa ndërhyrje në të ardhmen. Këshilli i Veçantë Ndërorthodhoks nuk ra në një mendje për sa i përket tekstit “Pengesat e martesës”, të vitit 1982, e cila u la të parashtrohej në Sinod siç ishte.

    Konferenca e pestë Panorthodhokse Parasinodike e tetorit të vitit 2015 në Chambesy miratoi tekstin “Autonomia (kishtare) në Kishën Orthodhokse dhe mënyra e shpalljes së saj”, i cili ishte formuluar nga Këshilli Ndërorthodhoks Parapërgatitor, në vitin 2009. Gjithashtu, kjo Konferencë shqyrtoi tekstet që kishte rishikuar Këshilli i Veçantë Ndërorthodhoks në vitin 2014 dhe 2015. U miratuan njëzëri tekstet “Marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me pjesën tjetër të botës së krishterë” dhe “Rëndësia e kreshmës dha zbatimi i saj sot”. Teksti me titull “Kontributi i Kishës Orthodhokse në ruajtjen e paqes, të drejtësisë, të lirisë, të vëllazërisë dhe të dashurisë ndërmjet popujve, si edhe në zhdukjen e diskriminimeve racore, por edhe të çdolloj diskriminimi në përgjithësi” u quajt “Misioni i Kishës Orthodhokse në botën bashkëkohore”, por nuk qenë në një mendje me këtë tekst, sepse ai nuk u firmos nga kryetarët e përfaqësuese të Kishës së Rusisë dhe të Gjeorgjisë.

    5.Takimi i Primatëve në janar të vitit 2016

            Për dy nga dhjetë çështjet e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse që ishin në shqyrtim nuk u gjet gjuha e përbashkët nga Këshilli Nërorthodhoks Parapërgatitor. Bëhet fjalë për tekstet e “Autoqefalisë dhe mënyrës së shpalljes së saj” dhe të “Diptikëve të Hirshëm”. Mbledhja e Primatëve në janar të 2016 në Chambesy, përfundimisht, vendosi që këto dy çështje të mos shqyrtohen nga Sinodi i Shenjtë dhe i Madh dhe të lihen për diskutim në një Sinod të ardhshëm. Ky Takim vendosi që të hiqej nga programi i Sinodit të Shenjtë dhe të Madh edhe çështja e Kalendarit, përderisa disa Kisha Orthodhokse u shprehën se tani për tani nuk dëshironin dhe nuk ishin gati ta ndryshonin Kalendarin. Përveç këtyre, Takimi i Primatëve ripërpunoi rrënjësisht tekstin e pengesave të martesës, i cili u quajt “Misteri i martesës dhe pengesat e tij”.

            Duke pasur parasysh që tekstet “Marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me Lëvizjen Ekumenike” dhe “me pjesën tjetër të botës së krishterë” ishin shkrirë në një tekst të përbashkët, atëherë çështjet që do të trajtohen nga Sinodi i Shenjtë dhe i Madh, të cilat u miratuan nga Takimi i Primatëve në janar të vitti 2016, bashkë me tekstet e tyre përkatëse, do të jenë:

    1. Misioni i Kishës Orthodhokse në botën bashkëkohore.
    2. Diaspora Orthodhokse.
    3. Autonomia në Kishën Orthodhokse dhe mënyra e shpalljes së saj.
    4. Misteri i martesës dhe pengesat e tij.
    5. Rëndësia e kreshmës dhe zbatimi i saj në ditët e sotme.
    6. Marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me pjesën tjetër të botës së krishterë.

            Duke parë vështirësitë e situatës politike në Lindjen e Mesme dhe tensionin ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, Takimi i Primatëve e përjashtoi mundësinë e mbledhjes së Sinodit të Shenjtë dhe të Madh në Konstandinopojë dhe vendosi që të mblidhet në Akademinë Orthodhokse të Kretës, në datat 18 deri në 27 qershor 2016. Të Dielën e Perndikostisë, më 19 qershor, do të kryhet bashkëmeshimi panegjirik në Kishën e Hirshme të Shën Minait, në Irakli të Kretës, me pjesëmarrjen e të gjithë Primatëve Orthodhoksë. Sinodi do t’i mbyllë punimet të Dielën e Gjithë Shenjtorëve, më 26 qershor.

            Gjithashtu, Takimi i Primatëve miratoi edhe Rregulloren e Organizimit dhe të Funksionimit të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse. Sipas kësaj rregulloreje, përfaqësuesit e Kishave Orthodhokse vendore, të cilët janë 24 episkopë nga çdo Kishë, mund, siç ishte vendosur në Takimin e Primatëve në mars të 2014, të shoqërohen edhe nga një këshill i veçantë, i cili mund të përbëhet nga klerikë, murgj ose laikë, por numri i tyre nuk duhet të jetë më shumë se gjashtë veta. Gjithashtu, çdo Kishë Orthodhokse Autoqefale, duhet të dërgojë edhe tre veta si personel ndihmës (stewards). Gjuhët zyrtare të Sinodit do të jenë greqishtja, rusishtja, frëngjishtja dhe anglishtja, si edhe arabishtja si gjuhë pune (artikulli 9). Gjithashtu, u krijua një Sekretariat Panorthodhoks i Sinodit nga një kryeprift prej çdo delegacioni dhe nga Sekretari i Sekretariatit Parapërgatitor të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh, i cili do të ketë rolin e Sekretarit Panorthodhoks (Artikulli 6). Këta 15 kryepriftërinj do të ndihmohen nga këshilltarë të përshtatshëm, klerikë, murgj ose laikë, të cilët do të zgjidhën nga këshilli i delegatëve të çdo Kishe Orthodhokse vendore. Numri i këshilltarëve nuk duhet të jetë më shumë se dy për çdo përfaqësi (artikulli 6). Sekretariati Panorthodhoks, i cili do të fillojë punimet që në mars të 2016, do të ketë përgjegjësinë e përcaktimit të gazetarëve që do të jenë të pranishëm (artikulli 16). Këta gazetarë, si edhe vëzhguesit e ftuar nga Kishat dhe Bashkësitë (Konfesionet) e tjera të krishtera do të kenë mundësi të marrin pjesë në hapjen dhe në mbylljen e Sinodit, por pa të drejtë fjale dhe vote (artikujt 14 dhe 16).

            Kësisoj, mbyllet procedura e gjatë e parapërgatitjes së Sinodit, e cila zgjati afërsisht 50 vjet. Vlera e metodologjisë së saj, parimi i të qenit në një mendje, domethënë parimi i marrjes së vendimeve njëzëri, që gjatë udhëtimit ishte vështirësia kryesore, duket se do të na sigurojë që Sinodi i Shenjtë dhe i Madh do të jenë një vërtetim i unitetit të Kishës Orthodhokse dhe jo faktor skizme apo përçarjeje. Besimtarët orthodhoksë luten që Ngushëllimtari të ndriçojë dhe të udhëheqë Etërit e Sinodit. Kjo është edhe arsyeja për të cilën Primatët, gjatë Takimit të janarit të 2016 në Chambesy, “kërkuan me përulësi hirin dhe bekimin e Perëndisë Triadik dhe kërkojnë lutjet e zjarrta të tërësisë së Kishës, të klerikëve dhe laikëve, gjatë periudhës deri ditën e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh, si edhe gjatë punimeve të tij” (Shpallur më 27 janar 2016).

    Burimi

  • Sherbesat e Javes se Madhe te Shenjte te Pashkes, prill 2016

  • Simpozium ndërfetar “Krijimi dhe njeriu si kujdestar i tij”

  • Takim historik mes Papës dhe Patriarkut të Moskës

  • Takim me priftëreshat orthodhokse

     

  • Takimi i radhës i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë

  • THIRRJA E SINODIT TË MADH DHE TË SHENJTË ËSHTË E DOMOSDOSHME

  • Trajnim me mësues nga Kosova

  • U dorëzuan diplomat në Akademinë Theologjike

  • U Fronëzua Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia e Tij, Imzot Nikolla

  • U Fronëzua Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Hirësia e Tij, Imzot Andoni

  • U kremtua 2-vjetori i Shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”

     

  • U kremtua 24-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas

  • U mblodh Asambleja Kleriko - Laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

  • U promovua botimi: “Vepra ndërtimore në Mitropolinë e Gjirokastrës”

  • U zhvillua Mbledhja përgatitore e Primatëve Orthodhoksë për Sinodin e Madh dhe të Shenjtë

  • U zhvilluan kampet verore të Kishës: “E vërteta na bën të lirë”

     

  • Vizitë e Kryepiskopit Anastas në Kallamatë, në Mitropolinë e Mesinisë

  • Zhvilloi punimet Sinodi i Shenjtë dhe i Madh

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com