Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

 

PROTESTË

 

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë proteston kundër vendimit të Qeverisë për të hequr rrethimin e Kishës Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës. Ky veprim vë në rrezik sigurinë e këtij vendi të shenjtë, ku vijnë njerëz të çdo moshe e në mënyrë të veçantë shumë të rinj dhe fëmijë.

    Kompleksi i Kishës Katedrale ka tri hyrje në katin e nëndheshëm (atë të Qendrës Kulturore, sallat e rinisë dhe të fëmijëve, si dhe sallën e prezantimit të librave). Ruajtja e gjithë këtyre ambienteve bëhet pothuajse e pamundur pa pasur një rrethim elementar të jashtëm, veçanërisht kur bie nata dhe në kushtet e mungesës së sigurisë ku jetojmë sot.

    Vendimi i Qeverisë u mor në tetor 2014, pa informuar Kishën Orthodhokse. Lajmërimi i parë dhe dërgimi i planit urbanistik iu bë Kishës nga firma ndërtuese që mori përsipër punimet, më 12 janar 2015. Më 14 janar, u dha premtimi nga ana e Qeverisë se do të hartohej një plan i ri, për të cilin do të ekzistonte një marrëveshje përfundimtare, ku do të binin dakord të dyja palët. Plani i ri që u dërgua vetëm në fund të muajit shkurtit në 2/3 e tij ishte i njëjtë me atë të mëparshëm. Përfaqësuesi i Kishës u përgjigj se nuk jemi plotësisht dakord me planin e ri. Më 2 mars punëtorët e firmës ndërtuese, pa një njoftim zyrtar, prenë rrethimin me kangjella dhe shkulën vargun e qiparisave dhe të bimëve të tjera dekorative të anës veriore të kompleksit.

    Oborri i Kompleksit është njëkohësisht edhe tarraca e kateve të nëndheshme të Kompleksit ku ndodhen makineri të shtrenjta të ajrimit, depozita nafte dhe uji si dhe instalime komplekse elektrike. Këto ndërhyrje arbitrare përbëjnë rrezik për sigurinë si të sipërfaqes së oborrit, ashtu dhe të kateve të nëndheshme.

    Këto veprime vijnë në kundërshtim të hapur me ligjin 10057/ datë 22.1.2009 “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” që garanton respektimin dhe mbrojtjen e vendeve të shenjta të Kishës Orthodhokse. Jemi të detyruar të protestojmë kundër këtyre shkeljeve që plagosin ndjenjat e të krishterëve orthodhoksë dhe bashkëjetesën paqësore fetare.

 

Tiranë, 4 mars 2015

 

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com