Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

    Të përzgjedhura mes 60 konkurrueseve, në projektin e financuar nga USAID dhe Assist Impact dhe zbatuar nga Zyra Diakonia Agapes (Shërbimi i Dashurisë), e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, 20 gra banore të komunës Shushicë, kanë përfunduar procesin e ndërtimit të serrave, që ishte edhe faza finale e projektit. Skuadra përgjegjëse për ndërtimin e serrave nisi punën që prej fillimit të muajit gusht dhe përfundoi serrat për gratë banore të fshatrave Mlizë, Shelcan dhe Shushicë.

    Ndërtimi i serrave përbën finalizimin e përpjekjeve të nisura në janar të këtij viti me takimet ndërgjegjësuese mbi barazinë gjinore, të cilat mblodhën së bashku më shumë se 240 gra dhe burra në disa takime, ku u diskutua për çështje sociale me ndikim të madh në shoqëri, si të drejtat e njeriut, dhuna në familje, barazia gjinore dhe mobilizimi i komunitetit. Takimet vijuan më pas me aftësimin dhe trajnimin e grave për kultivimin e perimeve në fusha të hapura dhe serra dhe aftësimin e tyre për marketingun dhe shitjen e prodhimeve, paraqitjen e një plani biznesi personal, dhe përzgjedhjen e tyre.

    I gjithë projekti synonte përfshirjen sa më të madhe të pjesëmarrësve, jo vetëm grave por edhe burrave, në secilin prej aktiviteteve. Kjo zgjedhje u bë nga Diakonia Agapes bazuar në përvojën e saj shumëvjeçare me projekte në Shushicë dhe duke njohur nevojat dhe potencialin e kësaj zone dhe banorëve të saj. Ajo që u vu re ishte angazhimi i madh, motivimi dhe kontributi financiar në këtë nismë, e cila do të krijojë mundësinë që 20 gra, 20 familje, jo vetëm të ndërtonin serra të reja (duke shtuar me 1800 m2 sipërfaqjen me serra në Shushicë), por edhe të rrisin në këtë mënyrë prodhimin bujqësor dhe të ardhurat e familjeve. Me anë të këtij projekti synohet edhe siguria e produkteve të kultivuara nga fermeret, ndaj ato u trajnuan edhe mbi rregullat e përdorimit të pesticideve dhe helmeve të ndryshme gjatë kultivimit të prodhimeve bujqësore. Mbështetja ishte e madhe edhe nga pushteti lokal i komunës Shushicë, si dhe specialistët e bujqësisë të kësaj komune.

    Ky projekt u hartua duke u bazuar në nevojat e banorëve të Shushicës, duke pasur parasysh vështirësitë që hasen nga gratë dhe vajzat atje kur ato përpiqen për të rritur kontributin në familje dhe komunitet, duke mposhtur pengesat sociale dhe ekonomike për to. Këto 20 nisma të reja do të shërbejnë si shembuj pozitivë të potencialit që kanë gratë dhe vajzat, të cilat janë padyshim bashkë-kontribuese në rritjen e mirëqenies së familjes dhe komunitetit ku ato jetojnë.

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com