Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
- Kremtim plot dritë i Ujit të Bekuar pavarësisht temperaturave të ulëta -

 

   Theofania, shfaqja e Zotit Krisht në pagëzimin në Jordan, është e kremtja e ripërtëritjes të të gjithë krijesës. Prandaj ajo u festua plot gëzim dhe dritë nga besimtarët orthodhoksë në të gjithë vendin tonë, pavarësisht temperaturave shumë të ulëta. 

    Në Tiranë, shërbesat u kryen për të tretin vit radhazi në Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”. Ato u drejtuan  nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Hirësi Nathanaili, Hirësi Asti dhe klerikë të tjerë të kryeqytetit. Në një kishë të mbushur plot e përplot nga mijëra besimtarë, Fortlumturia e Tij foli për kuptimin  e festës dhe pastaj bëri Bekimin e Ujit.  Besimtarët, gjatë gjithë ditës, morën ujin e bekuar nga cisternat e vendosura posaçërisht në mjediset jashtë Katedrales, për ta çuar bekimin në çdo cep të kryeqytetit.  

    Në Durrës, pas Liturgjisë dhe shërbesës në kishën e Apostull Pavlit dhe Shën Astit, Episkopi i Apollonisë, Hirësi Nikolla bëri hedhjen tradicionale të kryqit në ujërat e detit Adriatik, në portin e qytetit. Kryqi u kap nga nxënësi i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” Adion Gjoni.    

    Në Elbasan, Liturgjia Hyjnore në kishën e Shën Nikollës u drejtua nga Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij Andoni. Në shërbesa morën pjesë besimtarë te shumtë nga i gjithë qyteti. Bekimi i Ujit dhe hedhja e kryqit u bënë në pishinën e kompleksit AJEK, pranë kishës. Kryqi u kap nga i riu Armand Oga.   

    Në Korçë, Mitropoliti, Hirësi Joani, i kreu shërbesat në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, i ndihmuar nga klerikët e qytetit dhe më pas, i rrethuar nga qindra e qindra besimtarë, e hodhi kryqin në shatërvanin përpara Katedrales. Më pas, kryqi u hodh nga Hirësi Joani edhe në Liqenin e Pogradecit, ku disa të rinj u futën në ujë për ta kapur me gjithë temperaturat e acarta.    

    Në Berat, Mitropoliti, Hirësi Ignati, e kreu Liturgjinë Hyjnore në katedralen e  Shën Dhimitrit. Pastaj u bë hedhja tradicionale e kryqit nga ura e Goricës, e saporestauruar. Në shërbesë, përveç mijëra qytetarëve beratas mori pjesë edhe zëvendëskryeministri, z. Niko Peleshi, deputetë e autoritete vendore etj.

    Në Fier, shërbesat u kryen në kishën e Shën Gjergjit. Pastaj klerikë e besimtarë u drejtuan për tek shatërvani i qytetit. Kryqi u hodh në ujë nga atë Ilia Bita.  Me gjithë temperaturat e ulëta, disa te rinj  u hodhën ne ujë për ta marrë kryqin dhe fitues ishte Athanas Davidhi.

    Në Vlorë, është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në det. Ajo nisi me meshën e mbajtur në kishën e Shën Theodhorëve nga At Konstandin Prifti. Më pas besimtarët u zhvendosën në zonën e Ujit të Ftohtë, ku u bë edhe hedhja e kryqit në det, ku u kap nga Vangjel Ndine.

    NëSelenicë prej shumë vitesh kryqi hidhet në lumin Vjosë. Edhe sivjet, pas shërbesës së kryer në kishën e Shën Athanasit, besimtarët shkuan pranë lumit, ku u hodh kryqi u hodh nga atë Spiro Bulika. Kryqi u kap nga Koçi Bombaj.

    Shumë banorë në qytetin e Sarandës dhe fshatrat përreth u bënë pjesë e shërbesave.Liturgjia Hyjnore në kishën e Shën Harallambit, që u kryesua nga Mitropoliti, Hirësi Dhimitri, është pasuar me procesionin në rrugën drejt shëtitores buzë detit, ku Hirësia e Tij hodhi kryqin në ujë. Disa të rinj sfiduan temperaturat e ulëta të Jonit, duke u hedhur në ujë. Kryqi u kap nga 17-vjeçari Savo Theodhori. 

    Duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe ujin e ftohtë të lumit Drino, në Gjirokastër, 34-vjeçari Llukan Todri kapi kryqin e hedhur nga atë Theodhori Nikolla.

 

    Kremtohet Uji i Bekuar në Tiranë dhe rrethe, video:

 
 - Tiranë -
 

 
 - Durrës -
 

  
 - Korçë -
 

 
- Berat -
 
                                                                                                
- Boboshticë -
 

 
 - Pogradec -
 

   
- Elbasan -
                                                                                                                       

 

- Vlorë - 

 

  

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com