Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

NJOFTIM PËR SHTYP

Konferencë me bashkëshortet e klerikëve orthodhoksë të Shqipërisë

 

    Tetëdhjetë bashkëshorte priftërinjsh dhe dhjakonësh, nga Kryepiskopata dhe tri mitropolitë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, morën pjesë në konferencën treditore, të ndara në dy grupe, më 1-3 dhe 3-5 tetor, në Skitën e Miroprurësve - Manastiri i Ri i Shën Vlashit, Durrës. Tema e konferencës ishte: “Maria dhe Marta, nxënëse dhe shërbyese”. Në këtë aktivitet ishin ftuar nga Kryepiskopi Anastas shtatë gra orthodhokse nga SHBA, kryesisht presvitera, të cilat folën për temën.

    Nga qëllimet kryesore të konferencës ishte të jepej kohë dhe mundësi për komunikim dhe informim më të mirë për vendin e priftëreshave dhe dhjakoneshave në ambientin orthodhoks. Gjithashtu, u zhvilluan dhe u diskutuan temat: “Martesë e shëndoshë, shërbesë e shëndetshme”, “Gratë në Kishë”, “Duke rritur fëmijët brenda Kishës”, “Përballimi i krishterë i konflikteve”. Ky takim drejtohej nga presvitera nga SHBA Urani Ritsi.

    Kryepiskopi Anastas falënderoi priftëreshat dhe dhjakoneshat për kontributin e tyre të deritanishëm, theksoi rolin e rëndësishëm që ato kanë në Kishë dhe veçanërisht çfarë duhet të kenë parasysh që të përmbushin siç duhet përgjegjësitë e tyre.

    Pjesë e takimit ishin koha për lutje, Shërbesat e Mëngjesores, Mbrëmësores, Himni Akathist, Paraklisi i Hyjlindëses, Liturgji Hyjnore, psalmodi e përbashkët, madje edhe orë argëtimi me këngë tradicionale. Në fund, priftëreshave dhe dhjakoneshave, iu dhuruan disa libra mes të cilëve edhe libri i Kryepiskopit Anastas “Udhëtim shpirtëror”, që është ndihmë e vyer për mësimet e katekizmit. Të gjitha pjesëmarrëset në këtë takim shprehën falënderimin e tyre të ngrohtë për këtë mundësi që u ofroi Kisha.

 

7 tetor 2014

Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës

 
 
 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com