Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Kisha Orthodhokse ka për bazë mësimin e Krishtit, të Kishës së Hershme dhe të etërve të saj që i dhanë rëndësi të madhe mësimdhënies së fëmijëve dhe edukimit të tyre që në moshë të vogël. Krishti vetë tha: “Lërini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengonisepse e tyre është mbretëria e Perëndisë” (Mk. 10:14).Tek Fjalët e Urta 22:6 thuhet: “Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket”. Ndaj, Kryepiskopi Anastas jo vetëm që i mbështet të gjitha aktivitetet e fëmijëve nga ana financiare, por edhe thekson rëndësinë e edukimit të krishterë të fëmijëve që në moshë të vogël dhe të rolit që duhet të luajnë familjet.

    Kisha jonë zhvillon një numër të madh projektesh vjetore me fëmijët dhe gjithë qëllimi i këtyre aktiviteteve është rritja sa më e shëndetshme e fëmijëve, argëtimi i tyre dhe zhvillimi i vlerave që në moshë të hershme. Veprimtari të tilla u zhvilluan veçanarisht edhe gjatë periudhës së pushimeve verore. Departamenti i edukimit të krishterë në Akademinë Teologjike, në kompleksin manasterial të Shën Vlashit, Durrës, Zyra e Katekizmit dhe ajo e Fëmijëve në Kryepiskopatë, duke bashkëpunuar me priftërinjtë e kishave përkatëse, katekistët dhe vullnetarët, bënë të mundshëm zhvillimin e një sërë kampesh në zona të ndryshme.

   Kështu, Departamenti i edukimit të krishterë në Shën Vlash së bashku me studentët e Akademisë Teologjike dhe me vullnetarë të kishave, zhvilluan kampe fëmijësh në Shën Vlash, Rushkull dhe Durrës, ku morën pjesë rreth 90 fëmijë. Tema e kampit ishte: “Lajmi i mirë dhe shenjtorët e Shqipërisë”. Në këto kampe fëmijët mësuan edhe më shumë mbi jetën e shenjtorëve tanë si Shën Asti, Shën Vlashi, Shën Joan Vladimiri, Shën Kozmai etj. Programi konsistonte në lutje, këngë, lojëra, punëdore, biseda shpirtërore dhe sociale në grupe. Çdonjëri nga grupet pati mundësinë që të shkonin në një pelegrinazh në Ardenicë, ku fëmijët shoqërosheshin edhe nga prindërit.

    Zyra qendrore e Fëmijëve zhvilloi kampe në Qendrën Thavor në Shkozë, në Bathore, në Kishën “Ungjillëzimi i Perëndilindëses” dhe në Kishën e Shën Prokopit në Tiranë, në Kavajë dhe në Sukth. Në to morën pjesë rreth 190 fëmijë dhe temat e kampeve ishin “Liturgjia Hyjnore” dhe “Unë jam qytetar i Mbretërisë së Perëndisë”.

   Programi ishte mjaft i larmishën dhe fëmijët morën pjesë në lojëra në grupe të vogla dhe në grupe të mëdha, mësuan këngë të reja me lëvizje, zhvilluan punën e dorës, morën pjesë në bisedat shpirtërore dhe sociale. Dëgjuan mbi jetën e Krishtit dhe paravolitë dhe gjithashtu, mësuan mbi rëndësinë e mistereve të shenjta.

   Zyra e Katekizmit zhvilloi kampe në një sërë zonash të ndryshme, si në Librazhd, Kuqan, Kryezjarr, Shtërrmen, Gjinar, Shelcan dhe fshatrat përreth. Kampe u zhvilluan edhe në Shën Joan Vladimir, në Fikas, në Gramsh, në Grabovë, në Kishën e Shën Nikollës dhe të Shën Thanasit, në Elbasan, në zonën e Porcelanit, në Tiranë etj. Në të gjitha këto kampe morën pjesë rreth 700 fëmijë.

   Temat e kampeve ishin të ndryshme dhe programi lidhej me atë që kishte përzgjedhur secili kamp. Të tilla ishin: “Liturgjia Hyjnore”, “Zoti është bashkë me ne”, “Të doni njëri-tjetrin ashtu si Perëndia na deshi ne” dhe “Perëndia është dashuri”. Programi përbëhej nga një sërë aktivitetesh. Fëmijët morën pjesë në lojëra të ndryshme sportive, mësuan këngë dhe tropare të reja, zhvilluan punën e dorës, morën pjesë në konkurse të ndryshme në lidhje me besimin, ishin pjesë e bisedave shpirtërore dhe sociale, morën pjesë në ekskursione. Në këto kampe disa nga fëmijët u pagëzuan dhe u bënë anëtarë të Kishës. Stafi kreu edhe vizita në familje të ndryshme të fëmijëve duke i inkurajuar familjarët të jenë pjesë e kishës dhe e mistereve të saj.  

    Aktivitetet e fëmijëve vazhdojnë, por tashmë nuk zhvillohen më kampe, por aktivitetet vjetore, pasi Kisha jonë çdo javë zhvillon veprimtari të larmishme për fëmijë.

 

 

 

 

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com