Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

22 janari, e kremtja e apostull Timotheut dhe Shën Anastas Persianit, këto 26 vitet e fundit ka pasur edhe një festim dhe dritë të veçantë. Eshtë dita e emrit e Kryepiskopit tonë shumë të dashur Anastasit, nismëtarit dhe realizuesit të mrekullisë që ka ndodhur dhe vazhdon të kryhet në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndaj ajo do të thotë shumë për klerikët dhe besimtarët, që vijnë nga zonat e Kryepiskoptës dhe nga Mitropolitë për ta uruar personalisht “Për shumë vjet, o Kryezot”, në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Edhe sivjet, të hënën, kjo ditë u shënua me një Liturgji Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, ku bashkëmeshoi i gjithë Sinodi i Shenjtë i Kishës sonë dhe mjaft klerikë nga të gjitha zonat. Kisha ishte e mbushur përplot, me besimtarë nga të gjitha dioqezat, por binte në sy veçanërisht numri i madh i të rinjve orthodhoksë. Kjo është hera e parë që Kryepiskopi Anastas kremton si qytetar shqiptar, pas akordimit një muaj më parë të nënshtëtësisë nga Presidenti Ilir Meta.

Siç është bërë tashmë traditë, brenda kremtimit u bë edhe një hirotoni në hierodhjakon, e Paskal Mamaj, i cili mori emrin Anastas. Kryepiskopi, bashkë me urimin foli edhe për rëndësinë e të e afrimit të të rinjve në shërbimin si klerikë të Kishës dhe uroi dhjakun e ri dhe familjarët.
Në fund, në emër të Sinodit të Shenjtë dhe të besimtarëve orthodhoksë të pranishëm uroi Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani.

Pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi priti urime në sallën kryesore të pritjeve të godinë së Sinodi të Shenjtë, që dukej shumë e vogël nga qindra e qindra besimtarët e klerikët orthodhoksë që erdhën për të uruar Fortlumturinë e Tij, Anastasin.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com