Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Në të kremten e Theofanisë, mijëra besimtarë iu drejtuan sot Katedrales "Ngjallja e Krishtit", në Tiranë, për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore dhe Shërbesën e Bekimit të Ujit. Këto shërbesa u kryen nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i ndihmuar nga Mitropoliti i Amantias, Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit, Asti, si dhe klerikë të Kryepiskopatës.

Të shoqruar nga psalja e këndimeve të kësaj dite, ku më e njohura është Përlëshorja e të kremtes: “Kur pagëzoheshe në Jordanin, o Zot, për ne, ahere falja e Trinisë së Shenjtë kudo u shfaq, se zëri i Atit po na dëshmonte për Ty faqeza dhe Bir të dashur të tij po të quante, edhe Shpirti i Shenjtë si një pëllumb, vërtetonte çdo fjalë me siguri. O Krisht Perëndi, që u shfaqe dhe ndriçove botën, lavdi më Ty!”, besimtarët u drejtuan tek çezmat e lidhura me çisternat me ujin e bekuar, për të marrë dhe çuar në shtëpitë tyre këtë bekim që zgjat për tërë vitin.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com