Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Edhe këtë 14 shtator, në të gjithë vendin tonë u kremtua me madhështi Lartësimi i Kryqit, që përkujton së pari, gjetjen në shekullin IV të Kryqit të Zotit Krisht nga Shën Elena, nëna e perandorit Konstandin. Ndërsa në fillim të shekullit të VII, Kryqi i Shenjtë u mor nga persianët, që pushtuan Jerusalemin, por perandori bizantin Irakli ua rimori, dhe Kryqi u lartësua me madhështi në Kishën e Ngjalljes në Jerusalem. Sot kjo ngjarje e shënuar kremtohet nga të gjitha Kishat Orthodhokse.

Me rastin e kësaj të kremteje, në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore panegjerike, nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, bashkë me Mitropolitin e Amantias, Nathanailin dhe klerikë të Kryepiskopatës.

Për historinë dhe rëndësinë e kësaj të kremteje foli arkimandriti Kozma Prifti. Në fund, të gjithë besimtarët e pranishëm puthën kryqin dhe morën degë vasilikoje.

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com