Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

Të hënën, 12 qershor 2017, në Selinë e Sinodit të Shenjtë, në Tiranë, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, priti një delegacion me personalitete të larta nga Libani, të familjes së njohur mbretërore, që nga koha e Perandorisë Bizantine e deri në shek. 18-të të Ghasanidëve, të përbërë nga Sheikh Selim El Chemor, Beirut, Liban, Princi Gharios El-Chemor of Ghassan, Aman, Jordani, z. John Domonkos dhe Dr. Elie Gharios, të shoqëruar edhe nga peshkopi i Aleancës Botërore Evangjelike Prof. dr. Thomas Schirrmacher, mik i vjetër i Kryepiskopit në lëvizjen ekumenike.

Kryepiskopi Anastas i njohu miqtë me ringritjen nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe ecjen e saj përpara.

Miqtë, pasi e falënderuan Fortlumturinë e Tij për pritjen, e njohën me veprimtarinë qindravjeçare të familjes Ghasanide. Gjithashtu, ata i dorëzuan dekoratën e madhe të Urdhrit të Kryengjëllit Mihail, që i është akorduar shumë kryetarëve të shteteve dhe të kishave, si dhe dokumentin e anëtarit të nderit të Akademisë Mbretërore Ghasanide për Artin dhe Shkencën, për veprën e tij të njohur mbarëbotërisht.

Në fund miqtë, të shoqëruar nga Kryepiskopi Anastas, vizituan Kompleksin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, para se të vazhdonin me programin e tyre, që parashikonte një pritje në Presidencë.

Disa personalitete të njohura në ditët e sotme nga familja Ghasanide janë Patriarku i ndjerë i Antiokisë Ignati, aktori Omar Sharif, këngëtarja Shakira, miliarderi Karlos Slim etj.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com