Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Në datën 8 qershor, me Shërbesën e Bekimit të Ujit (Ajazëm), u krye përurimi i godinës së shkollës së mesme “Platon”, në Korçë. Kjo shkollë është pjesë e sistemit arsimor të Kishës sonë. Shërbesa u krye nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i ndihmuar nga Mitropoliti i Korçës Joani dhe Mitropoliti i Amantias Nathanaili.

Në inaugurim morën pjesë është kryetari i Bashkisë së Korçës, Prefekti dhe kryetari i Qarkut, ish zv.kryeministri Niko Peleshi, Rektori i Universitetit “Fan Noli”, personalitete të njohura të qytetit, prindër, besimtarë etj.

Pas bekimit, Kryepiskopi Anastas iu drejtua të pranishmëve, duke folur për nevojën e një arsimi elitar dhe për rëndësinë që ka dija për vendin. Kryepiskopi i bëri thirrje nxënësve, që kudo ku të shkojnë për të studiuar, të kthehen përsëri në atdhe, për t’i vënë dijet në dispozicion të njerëzve dhe vendit të tyre.

Më pas, së bashku me autoritet pjesëmarrëse në përurim u vizituan mjediset bashkëkohore të shkollës dhe u ndoq një koncert me muzikë klasike.

“Platon” është në një shkollë e mesme elitare, jo vetëm nga parametrat e infrastrukturës së saj, por së pari nga stafet mësimdhënëse elitare, që po japin dhe do të japin mësim këtu. Dhe kjo falë përpjekjeve dhe kujdesit atëror të Kryepiskopit Anastas, i cili jo vetëm bëri të mundur ngritjen dhe pajisjen e saj, por si presidenti i fondacionit “Frymë Dashurie” mbështet vazhdimisht shpirtërisht dhe ekonomikisht këtë shkollë, ashtu siç mbështet dhjetëra institucione arsimore, kulturore dhe sociale të ngritura nga Kisha jonë. Pasi, siç dihet, themeli i një kombi është arsimi; një arsim cilësor është faktor zhvillimi, përparimi dhe prosperiteti, dhe Fortlumturia e Tij dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kanë më shumë se 25 vite që kontribuojnë thelbësisht në këtë drejtim.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com