Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Në kuadrin e veprimtarive që po zhvillon Universiteti Kombëtar Kapodistrian i Athinës, me rastin e 180 vjetorit të themelimit të tij, ishte i ftuar nderi si ligjërues Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi. Ishte një kthim emocionues dhe mbresëlënës në Universitetin ku jo vetëm studioi dhe u diplomua, por dha mësim në auditorët e tij dhe kontribuoi për dekada me radhë me hulumtimet në shkencën e Theologjisë.

Domethënëse për këtë ishte fjala hyrëse e Profesorit të Fakultetit të Theologjisë, z. Apostolos V. Nikolaidis: “Personalitete korifej të Fakultetit Theologjik të Universitetit Nacional Kapodistrian të Athinës”, ndër të cilët Kryepiskopi Anastas është personalitet i shquar.

Veprimtaria u zhvillua në Sallën e Madhe të Ceremonive të Universitetit. Ajo u hap nga Rektori, Prof. Napoleon N. Maraveja, i cili i uroi mirëseardhjen Kryepiskopit. Veprimtaria nderuese për 180-vjetorin e themelimit (Fakulteti Theologjik ishte i pari dhe bërthama e zhvillimit të Universitetit), u zhvillua në një ditë domethënëse për Kishën Orthodhokse dhe hierapostolinë bizantine, më 11 maj, kur nderohet kujtimi i hierapostjve të mëdhenj dhe ndriçues të popujve sllavë, Shën Kirillit dhe Shën Metodit.

Kryepiskopi, hierapostull i zellshëm i ditëve tona dhe shembull ekumenik, mbajti ligjëratën simbolike dhe kuptimplote me temë “Nga Fakulteti Theologjik i Athinës në apostoli vendimtare: Afrikë – Shqipëri”. Jo vetëm u nderua Universiteti dhe Fakulteti i Theologjisë, por edhe u theksua ideja e lidhjes së njohurisë akademike me veprimtari reale shpirtërore, gjë për të cilën Kryepiskopi Anastas, sipas pohimeve të personaliteteve botërorë, përbën shembull unikal.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com