Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

"Hosana, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit"

 

U kremtua me madhështi "Hyrja e Krishtit në Jerusalem"

 

    Në këtë ditë kremtojmë hyrjen panagjirike të Zotit Jisu Krisht në Jerusalem. Gjatë ardhjes në Jerusalem, sapo populli dëgjoi se po vjen Krishti menjëherë morën degë palmash në duar dhe dolën për ta pritur. Edhe disa shtruan rrobat e tyre në vendin që Jisui do të kalonte, edhe të gjithë bashkë, të vegjël e të mëdhenj, thërrisnin: “Hosana, i bekuar është Ai që vjen në emrin e Zotit, mbreti i Izraelit”.

    Hyrja e Krishtit në Jerusalem është një hyrje martirike për në jetën pa mbarim drejt Perëndisë. Edhe për pak ditë do të martirizohet dhe do të vdesë në kryq, për të mposhtur vdekjen dhe për të dhuruar jetën me ngjalljen e Tij.

    Në Hyrjen e Javës së Madhe kjo e kremte e mbushur plot me gëzim mblodhi në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë besimtarë të shumtë. Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, i ndihmuar nga Mitropoliti i Amantias, Hirësia e Tij Nathanaili dhe klerikë të tjerë. Omelinë për këtë ditë të shënuar e mbajti dhjakon Stefan Ritsi nga SHBA, që shërben në Kishën tonë.

    Në fund, Kryepiskopi Anastas u foli besimtarëve për rëndësinë e të kremteve të Javes së Madhe, duke i ftuar ata në një rinovim shpirtëror gjatë saj, duke marrë pjesë në shërbesat.

    Para se të largoheshin, besimtarët morën bashkë me naforën edhe degë dafinash.

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com