Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Organizuar nga Kolegji Universitar “Logos”

U zhvillua Konferenca Ndërkombëtare “Zhvillimet Aktuale dhe Perspektivat e Reja në Shkencat e Aplikuara dhe Ekonomi”

 

    Më 17 mars 2017 u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare “Zhvillimet Aktuale dhe Perspektivat e Reja në Shkencat e Aplikuara dhe Ekonomi” e organizuar nga Kolegji Universitar “Logos”, i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Universitetin e Mjekësisë - Tiranë, Universitetin e Pireut - Greqi, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Kalabrisë - Itali, si dhe me Shoqatën e Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike Shqiptare e Shoqatën Amerikane për Patologjitë Klinike në Evropë-Greqi. Aktiviteti u zhvillua në sallën e madhe të Qendrës Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë.

    Konferenca u hap me seancën plenare në të cilën morën pjesë dhe mbajtën fjalën e tyre autoritetet më të larta të institucioneve pjesëmarrëse, si: Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi - President i Fondacionit “Logos”; Prof. Dr. Xhezair Teliti - Rektor i Kolegjit Universitar “Logos”; Prof. Bruno Giardina - Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”; Prof. Dr. Anila Bulo - kryetare e Shoqatës së Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike Shqiptare. Gjithashtu morën pjesë stafi akademik dhe studentët e Kolegjit Universitar “Logos” dhe nga universitetet bashkëpunëtore, personalitete e profesorë të nderuar që kanë dhënë ndër vite kontributin e tyre të çmuar në “Logos”, specialistë të fushave e të ftuar të tjerë.

    Konferenca u zhvillua në dy sesione paralele, në të cilat u prezantuan gjithsej 25 kumtesa: Sesioni i Mjekësisë “E tashmja dhe e Ardhmja e Mjekësisë Laboratorike” dhe sesioni i Ekonomisë “Mendimi Shkencor në Zhvillimin Ekonomik dhe Sfidat e së Ardhmes”.

    Një vlerë e shtuar për konferencën ishin referimet e mbajtura nga profesorë të nderuar jashtë kufijve të Shqipërisë, si: Prof. Ettore Capoluongo, Prof. Andrea Urbani, Prof. Carlo de Giuli Morghen, Prof. Rubino Franco Ernesto, Prof. Asc. Filotheos Ntalianis, Prof. Asc. Jostina Dhimitri, Dionysis Vourtsis, Pietro Iaquinta, Miracco Rosetta, Tonia Tassone, Eleni Didaskalou, Francesco Favia, Antonella Biscione, Thais Garcia - Pereiro, të cilët janë personalitete të fushave përkatëse të Mjekësisë e të Ekonomisë.

    Konferenca, e cila gjithashtu kishte edhe 37 prezantime me poster, shënoi një ngjarje të veçantë jo vetëm për dimensionin shkencor që karakterizon një konferencë ndërkombëtare, por edhe për mundësinë e futjes së kërkimit shkencor në mënyrë cilësore te personeli akademik aktual i Kolegjit Universitar “Logos”. Kjo konferencë ishte një ngjarje e veçantë edhe për studentët e universitetit tonë që do të jenë kërkuesit shkencorë të së ardhmes.

    Qëllimi i kësaj konference nuk ishte vetëm për të mundësuar prezantimin e rezultateve të reja të hulumtimit, por edhe për të shkëmbyer mendime, këndvështrime e ide të reja kërkimore shkencore mes kapaciteteve të njohura në fushën e mjekësisë dhe ekonomisë.

    Organizimi i përbashkët i kësaj konference ndërmjet Institucioneve Universitare të lartpërmendura shërben si një fillim i mbarë bashkëpunimi në kuadër të përmirësimit të procesit mësimor dhe të kërkimit shkencor, kaq shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë e për të ardhmen e vendit.

 

Msc. Entela Kostrista

Qendra e Kërkimit Shkencor

Kolegji Universitar “Logos

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com