Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

 

Sot, më 22 janar, kremtohet Shën Anastas persiani, emrin e të cilit mban Fortlumturia e Tij Anastasi.

Me këtë rast, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore e kryesuar nga Kryepiskopi Anastas, i cili bashkëmeshoi me të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në kishën e mbushur plot e përplot me besimtarë të ardhur edhe nga Mitropolitë, uroi Kryepiskopin në këtë ditë të shënuar Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati, i cili pasi përmendi veprën e jashtëzakonshme të tij, në Shqipëri dhe më gjerë, e krahasoi sakrificën dhe përkushtimin e Fortlumturisë së Tij Anastasit me një llambadhë, e cila shkrihet për t’u dhënë të gjithëve dritë.

Më pas e mori fjalën Kryepiskopi Anastas, i cili falënderoi ngrohtësisht për urimet dhe theksoi edhe një herë simbolikën e këtij martiri, që thotë se besimi i krishterë nuk kufizohet nga kufij a kombe.

Pas Liturgjisë Hyjnore, në sallën e selisë së Sinodit të Shenjtë, Kryepiskopi Anastas priti urimet e qindra e qindra besimtarëve, mirënjohës për mrekullinë që ai ka bërë në këto vite, duke ringjallur Kishën tonë, që kishin të gjithë veçanërisht një urim që u dilte nga zemrat: “Për shumë vjet, O Kryezot!”

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com