Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Mё 18 janar 2017, nё mjediset e Shkollёs sё Lartё “Bedёr”, Tiranë, u zhvillua Simpoziumi Ndёrfetar “Familja nё kёndvёshtrimin e Krishterё dhe Islam”. Ai u organizua nё bashkёpunim nga tri institucione tё larta të lidhura me besimin: Departamenti i Shkencave Islame në “Bedër”, Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës dhe Seminari Ndёrdioqezan Katolik “Zonja e Kёshillit tё Mirё", Shkodёr.

Moderatori i simpoziumit ishte z. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, i cili nё hapje tё tij theksoi: “Institucionet tona akademike prej disa kohёsh kanё marrё nisma konkrete nё bashkёpunime ndёrfetare nёpёrmjet leksioneve tё hapura nga pedagogё tё shkollave pёrkatёse, duke referuar pёr studentёt ҫёshtje themelore tё teologjisё e besimit. Mё parё janё zhvilluar simpoziume tё tilla si: ‘25 vjet liri besimi’, organizuar nga Shkolla e Lartё “Bedёr” dhe ‘Krijimi, njeriu kujdestar i tij’, organizuar nga Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. Nё vazhdim pёrshёndeti rektori i Shkollёs sё Lartё “Bedёr” prof. dr. Ferdinand Gjana.

Nё fillim referoi kumtesёn e tij atë Mario Imperatori, drejtor i Seminarit Ndёrdioqezan Katolik, Shkodёr, me temё: “Familja si ikonё e familjes sё Nazaretit”. Ai e vuri theksin mbi rrezikun e individualizmit dhe të fondamentalizmit ekonomik, koncepte tё cilat rrezikojnё qёndrueshmёrinё e familjes sot, si dhe faktorё tё tjerё qё ҫojnё nё shkatёrrimin e saj.

Referimi i dytё u bё nga z. Thoma Ҫomёni, pedagog i Akademisё Teologjike, i cili referoi për temёn: “Familja e krishterё dhe roli i gruas nё tё”. Ai u ndal te familja si bёrthamё e shoqërisë, duke theksuar se: “Burri dhe gruaja u krijuan tё barabartё nga Perёndia. Gruaja u krijua pёr tё qenё bashkёpunёtore e burrit, e cila meriton tё respektohet brenda familjes, nё tё cilёn duhet tё ekzistojё dashuria, komunikimi dhe vlerёsimi nё mёnyrё qё tё ketё mbarёvajtje”. Ai iu referua martesёs monogamike dhe tha se Krishterimi e ka ruajtur kёtё tё vёrtetё themelore qё nga krijimi i njeriut. Duke iu referuar treguesve biblikё, ai prezantoi si shembull tё gruas në Krishterim tё Tёrёshenjtёn Mari, e cila brenda lirisё, dashurisё dhe ndёrgjegjes sё saj u bё e denjё pёr rolin e saj nё formimin fizik dhe edukimin shpirtёror e shoqёror. Ajo ёshtё shembulli i transformimit pёr njeriun dhe shoqёrinё, ura lidhёse midis familjes dhe Zotit, personi në të cilin familja gjen mbёshtetjen drejt pёrmbushjes.

Referimi i tretё u bё nga z. Elton Karaj, pedagog në Shkollёn e Lartë “Bedёr”, i cili nё kumtesёn e tij u pёrqendrua te shembujt profetikё për familjen, duke theksuar komunikimin, respektin e ndёrsjellё prind –fёmijё, edukimin fetar dhe pёrkujdesjen ndaj saj, nё mёnyrё qё familja tё jetё e shёndetshme.

Nё vazhdim studentё tё të tri shkollave iu drejtuan me pyetje referuesve.

Nё fund tё aktivitetit pjesёmarrёsit vizituan ekspozitёn fotografike me temё: “Harmonia ndёrfetare nё Shqipёri” E konceptuar me fotografi tё ndryshme të realizuara nё vite, qё dëshmonin aktivitete tё pёrbashkёta ndёrfetare pёrgjatё shekullit tё kaluar.

Pёrgatiti: Dhimitër Qosja

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com