Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Në datën 16 nëntor 2016, pasdite, në mjediset e teatrit “Aleksandër Moisiu”, Bashkia e qytetit të Durrësit organizoi ceremoninë e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” kryetarëve të komuniteteve fetare tradicionale të vendit tonë: Haxhi Hafiz Sabri Koçit (pas vdekjes), Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit, Arqipeshkvit Metropolit romanokatolik të Tiranë, Durrësit, Imzot Rrok Mirditës (pas vdekjes) dhe Kryegjyshit Haxhi Dede Reshat Bardhi (pas vdekjes).

Veprimtaria filloi me disa pamje filmike, ku për secilin nga katër kryetarët e komuniteteve fetare që po nderoheshin bëhej një përmbledhje e shkurtër biografike dhe e veprës së tyre.

Më pas, përpara një salle të mbushur plot e për plot me klerikë, personalitete, besimtarë e intelektualë (ku dallohej një pjesëmarrje e konsiderueshme e besimtarëve orthodhoksë), e mori fjalë Kryetari i Bashkisë së Durrësit, z. Vangjush Dako, i cili, pasi vlerësoi klerikët e lartë për kontributin e shquar për ringritjen e besimit në vendin tonë, dorëzoi titujt e nderit. Pas dorëzimit të titullit për Z. Sabri Koçi, që u mor nga i biri, në skenë u ngjit Kryepiskopi Anastas, të cilit iu dorëzua titulli nga z. Dako.

Fortlumturia e Tij, duke vlerësuar lar nderimin që iu bë, iu drejtua të pranishmëve duke thënë: “Faleminderit nga zemra për nderimin e veçantë. Tani jam shqiptar i ri 25-vjeçar nga Durrësi. Dua që të shtoj diçka. Me vëllezërit e mi të shtrenjtë, që në vitet e para jo vetëm bëmë përpjekje për të njohur njëri -tjetrin, por u bëmë vëllezër. Dhe punuam të gjithë jo vetëm për tolerancë, por për bashkëpunim vëllazëror mes nesh. Eshtë shumë prekëse për mua që t’i kujtoj ata sot këtu. Përsëri dhe përsëri nga zemra me shumë bekime për të gjitha komunitetet.”

Për Kryegjyshin Reshat Bardhi titulli u mor nga Kryegjyshi i ri, Baba Edmond Brahimaj, si dhe nga një klerik i Durrësit për Imzot Rrok Mirditën. Pas një fotoje të përbashkët të rastit, pjesëmarrësi ndoqën edhe një program artistik të përgatitur nga aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Për Kryepiskopin Anastas ky nderim i shtohet titujve “Qytetar Nderi” i Tiranës, Korçës, Këlcyrës etj. Në Korçë e Këlcyrë edhe dy rrugë mbajnë emrin e Kryepiskopit.

 

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com