Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Nga 4-6 nëntor 2016, me ftesë të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, gjashtë gra orthodhokse të Qendrës Hierapostolike të Krishterë Orthodhokse (OCMC) në SHBA, në bashkëpunim me një grup grash nga Shqipëria u mblodhën për të diskutuar rreth temës: Krishti, Uji i Gjallë. Në takim ishin mbi 50 priftëresha dhe dhjakonesha nga Kryepiskopata e Tiranës dhe mitropolitë, të cilat u mblodhën në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, në mjediset e Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojës, duke e kaluar kohën në shoqërinë e njëra-tjetrës përmes lutjes, miqësisë, rritjes shpirtërore, duke folur rreth rolit të priftëreshës apo dhjakoneshës në mjedisin orthodhoks. Ditët e takimit ishin të mbushura me biseda në grupe rreth temave të ndryshme si: Misteret, Rritja e fëmijëve, Viti liturgjik etj. Programi përmbante gjithashtu studim biblik, punë dore, kohë së bashku dhe lutje. Diskutime mjaft interesante u bënë në disa prej grupeve të vogla, duke krijuar kështu një atmosferë të ngrohtë e familjare.

Disa momenteve më interesante ishin prezantimi i motër Rakelës në lidhje me pjekjen e bukëve të Meshës, qëndisja e pecetës së Kungimit, si dhe kërcimi i valleve tradicionale. Gratë gjithashtu psalën së bashku edhe gjatë shërbesave.

Njëra nga priftëreshat u shpreh se: “Përvoja që ne patëm gjatë gjithë kësaj fundjave, na ndihmoi në shumë drejtime: Diskutuam së bashku dhe shkëmbyem ide se si mund të kemi një martesë të shëndetshme dhe si të arrijmë ndërtimin e marrëdhënies së duhur me bashkëshortët tanë, ku u theksua se është shumë e rëndësishme gjetja e kohës për të qëndruar së bashku me njëri-tjetrin. Folëm gjithashtu për rëndësinë e sjelljes sonë ndaj fëmijëve dhe mënyrat se si t’i bëjmë ata pjesë të jetës së Kishës”.

Disa nga prezantimet e spikatura ishin ato të priftëreshave Irini Nushi, Theano Kostoli si dhe dhjakoneshës Nestilda Lapanxa.

Të gjitha pjesëmarrëset në takim shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin e tyre ndaj Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas dhe Qendrës Misionare të Krishterë Orthodhokse në Amerikë për këtë mundësi ripërtëritjeje, miqësie dhe mësimnxënieje.

 

Priftëreshë Renee Ritsi dhe Dhjakoneshë Aleksandria Ritsi

 

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com