Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

Të dielën, 25 shtator 2016, në qytetin e Tivarit, Mali i Zi, u krye shenjtërimi i Kishës së re Katedrale, e cila i kushtohet Shën Joan Vladimirit. Shërbesa e Shenjtërimit dhe Liturgjia Hyjnore u kryesuan nga Patriarku i Jerusalemit, Theofili, i ndihmuar nga Patriarku i Serbisë, Irineu, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, hierarkë përfaqësues nga Kishat e tjera Orthodhokse, Mitropoliti i Malit të Zi, Hirësi Amfillohje etj. E gjithë pjesa e shërbesave që u tha nga Kryepiskopi Anastas ishte në shqip. Në këtë kremtim që u kthye në festë për vendin fqinj ishin të pranishëm mijëra besimtarë orthodhoksë dhe autoritete shtetërore e lokale.

Në Shërbesa mori pjesë dhe psali në shqip Kori Bizantin i shën “Joan Kukuzelit” i Kishës sonë, i cili të shtunën mori pjesë edhe në një koncert festiv të grupeve të muzikës bizantine para katedrales së re.

Kryepiskopi Anastas shoqërohej nga Mitropoliti i Apollonisë, Nikolla, Mitropoliti i Amantias, Nathanaili (që morën pjesë në shërbesa) dhe klerikë të tjerë.

 

 

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com