Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

 

Tema ishte për punimet e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh

 

Të enjten e fundit të shtatorit, siç është bërë tashmë traditë, në një nga mjediset e Qendrës Kulturore pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u mbajt takimi i radhës i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë. Ai u hap nga Kryetari i Lidhjes, prof. dr. Robert Andoni. Më pas pjesëmarrësit ndoqën disa himne të psalura nga Kori i Muzikës Bizantine “Joan Kukuzeli”.

Tema e ditës u mbajt nga Kryepiskopi Anastas, i cili u foli të pranishmëve për punimet dhe rëndësinë e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh. Fortlumturia e Tij theksoi se kjo ngjarje e jashtëzakonshme ka rëndësi të veçantë për Botën Orthodhokse, sepse pas shumë shekujsh është mbledhja e parë panorthodhokse. Sinodi i Shenjtë dhe i Madh ishte dëshmi e qartë unitetit të Kishës Orthodhokse, që është Një, Katholike dhe Apostolike, e bashkuar në Misterin e Eukarestisë Hyjnore.

Gjithashtu, Kryepiskopi foli për rëndësinë e mesazhit që Bota Orthodhokse i jep sot Botës së Krishterë dhe atyre që nuk kanë këtë besim. Ai theksoi se Kisha Orthodhokse nuk është një klub i mbyllur njerëzish të zgjedhur, por është e hapur ndaj të gjithë njerëzve pavarësisht besimit dhe origjinës së tyre. Kjo u duk qartë edhe në Mesazhin e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh (hartues i të cilit, me porosi të Sinodit, ishte Kryepiskopi Anastas). Në fund, foli edhe Mitropoliti i Elbasanit Andoni, i cili u ndal veçanërisht në kontributin e dhënë nga Fortlumturia e Tij.

Në takimin e radhës, muajin e ardhshëm, do të vazhdohet me pyetje e diskutime të pjesëmarrësve.

 

 

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

Photo:

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com