Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Me Shërbesën e Bekimit të Ujit (Ajazmën), në 13 tetor, nisi viti i ri mësimor për studentët në Akade-minë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. Kjo shërbesë u krye nga Episkopi i Apollonisë Nikolla, në prani të Episkopit të Bylisit Asti, pedagogëve, stafit dhe të studentëve. Hirësi Nikolla përcolli tek të pranishmit edhe bekimet dhe urimet më të mira nga ana e Kryepiskopit Anastas, për fillim të mbarë, të bekuar dhe krijues. Një urim i veçantë dhe një mirëseardhje e ngrohtë u bë edhe për 16 studentët e rinj të vitit të parë, të cilët u zgjodhën me konkurrim mes një grupi të madh kandidatësh.

   Shpresohet se edhe ky do të jetë një vit frytdhënës, me pasurimin e mëtejshëm të mësimdhënies, për një formim teologjik të plotë dhe një formim shpirtëror sa më të lartë, në dobi të komunitetit të Kishës. Secili nga studentët e ka mundësinë të përparojë në këtë drejtim, në sajë të kushteve të krijuara, mjediseve funksionale, bibliotekës së pasur me libra kishtarë dhe të fushave të tjera dhe veçanërisht me pjesëmarrjen e përkushtuar në shërbesat, të gjitha të zhvilluara brenda një mjedisi familjar e të ngrohtë. Kështu, nëpërmjet studimit të teologjisë, përjetimit liturgjikal e shpirtëror dhe jetës komunitare bëhet  e mundur arritja e qëllimit parësor, përgatitja e një brezi klerikësh e laikësh me nivel gjithnjë e më të lartë, për t’i shërbyer besimtarëve dhe për të plotësuar nevojat për klerikë.

 

Dhimitër Qosja

Pedagog në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit

 
 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com