Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

Në datën 2 gusht 2016, përurohet Hidrocentrali HEC Rapuni 3&4. Kjo vepër hidroenergjetike, është një investim i madh në sektorin energjetik në dobi të vendit e kryer nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me nismën dhe kujdesin e vazhdueshëm të Kryepiskopit Anastas Kjo është një vepër hidroenergjitike e ndërtuar në përputhje me strategjinë e qeverisë shqiptare për sektorin energjitik dhe në përputhje të plotë me zhvillimin rajonal të qarkut të Elbasanit.

Ky objekt është ndërtuar në rrjedhën e poshtme të lumit Rrapun dhe përbëhet nga disa nënvepra kryesore si, vepra e marrjes nivelngritëse, dekantuesi, tuneli hidroteknik, godina e Hecit, Kulla e ekuilibrit dhe nënstacioni (lidhja me sistemin energjitik shqiptar). Gjatë projektimit dhe ndërtimit të veprës janë patur parasysh zbatimi rigoroz i akteve ligjore dhe nënligjore shqiptare dhe atyre ndërkombëtare sipas të gjitha udhëzimeve të ESHA, IEA, European Commission, Austrian National Committee on Large Dams, Swedish Environmental Protection Agency.

Ky investim do të mbështesë në forcimin e mëtejshëm të pavarësisë ekonomike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke vazhduar të kontribuojë fuqishëm në të gjithë veprën e saj. Fondet e përftuara do shërbejnë për të mbështetur dhe garantuar vazhdimësinë e veprës sociale të Kishës, institucioneve të shumta arsimore edhe ato shëndetësore të ngritura në këto vite në të gjithë vendin.

Gjithashtu ajo do të ndihmojë në mbështetjen e programeve dhe veprimtarive të shumta për fëmijë dhe të rinj, si dhe në përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë. Në të njëjtën kohë do të ndihmojë edhe në sigurimin e fondeve për restaurimin dhe mirëmbajtjen e kishave dhe manastireve me vlera shpirtërore, historike dhe artistike, por edhe në mbështetjen e veprës ndërtuese të kishave të reja dhe të mirëmbajtjes së tyre.

Këto fonde do shërbejnë përgjithësisht për vazhdimësinë e ecurisë normale të të gjitha strukturave të Kishës. Në të njëjtën kohë Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të mund të japë kontributin e saj në mbështetje të Kishave të tjera Orthodhokse jashtë vendit të cilat ndodhen në kushte të vështira ose përballen me sfida të ndryshme në misionin e tyre në përhapjen e Ungjillit në të gjithë botën.

Të dhëna teknike:

Fuqia e instaluar 9,9 MW

Prurjet 27 m3 ujë në sec.

Prodhimi vjetor i energjisë 42,94 GWh

Diga e marrjes së ujit 246 m e gjatë, mbi lumin Rapun, dhe ka 4 porta.

Diga e dheut me lartësi 10 m dhe volum 60 mijë m3.

Mure ndarëse 1300 m2.

Vepra të marrjes së ujit nga lumi Qarrishtë

Tuneli i mbledhjes së ujit 4.8x4.95 m, me gjatësi 2.4 kilometra.

Tuba përcjellës të ujit 2x3.5 x2.5, 140 m.

Ndërtesa e stacionit të prodhimit, me përmasa 18,70x48,50x13,00 metra

3 turbina, me fuqi maksimale 3,3 MW.

3 gjeneratorë, me fuqi 3.780 KWA-6.3 KV-429 rpm secili.

Transformator i ngritjes së tensionit 6.3/115 KV dhe fuqi 12 MVA.

Nënstacion i jashtëm i tensionit të lartë 110 KV.

Për ndërtimin e veprës janë bërë:

411.850 mijë m3 gërmime dhe mbushje dheu.

Janë hedhur 61.900 m3 beton.

Janë përdorur 6600 ton armaturë hekuri.

2250 m2 mure hekurbetoni (1800 m3 beton).

55 ton ndërtesë metalike për stacionin e prodhimit.

Nga vepra e marrjes (e cila duhet të theksojmë, se është e para vepër në Shqipëri e këtij lloji për lumenjtë malorë), uji kalon nëpërmjet dekantuesit e basenit të presionit dhe nëpërmjet tunelit nën presion kalon direkt për furnizimin me ujë të turbinave tip Francis, 3 të tilla të instaluara në godinën e centralit.

Ndërtimi i këtij objekti rrit besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, përmirëson eficensën e prodhimit të energjisë, rregullon mjaft probleme sociale si punësimi, infrastruktura, zhvillimit turistik të zonës, rrit të ardhurat lokale dhe kombëtare etj. Redukton gazrat GHG dhe konkretisht reduktimi vjetor i gazrave GHG nga prodhimi i energjisë së gjelbër është 37,029 ton CO2/vit.

Baza ligjore:

Kjo veprimtari ekonomike mbështetet në Marrëveshjen me Këshillin e Ministrave dhe statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

a) Sipas ligjit 10057, të datës 22.01.2009, “Marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella” nenet 10 dhe 18 etj., Kisha Orthodhokse lejohet të ushtrojë aktivitet ekonomik që synon mbështetjen e veprës së saj shpirtërore, sociale, filantropike dhe arsimore.

b) Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, neni 59, thotë: “Sinodi i Shenjtë mund të krijojë shoqëri të veçanta me përgjegjësi të kufizuar”.

c) Qëllimi i shoqërisë “Energjia Ekologjike”, e krijuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, siç deklarohet në statutin e saj, është: «Studimi, ndërtimi dhe funksionimi i veprave energjetike bazuar në burimet e rinovueshme ose ofrimi i shërbimeve në Shqipëri dhe jashtë saj, me synimin ekskluziv krijimin e burimeve financiare për veprën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, bazuar në parimet e ndershmërisë, transparencës dhe zbatimit të përpiktë të legjislacionit në fuqi».

 

Zyra e shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com