Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

   Më 7 qershor, në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, Durrës, me ceremoninë tradicionale të fundvitit, iu dorëzuan diplomat studentëve që mbaruan këtë vit shkollor. Dita filloi me Liturgjinë Hyjnore në kishën e Manastirit të Hirshëm të Shën Vlashit dhe më pas të gjithë të pranishmit u zhvendosën në sallën e konferencave, që ndodhet në Skitin e Miroprurëseve të Shenjta.

    Në këtë ceremoni të gëzuar merrte pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, njëkohësisht Drejtor i komanduar i Akademisë, Imzot Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit, Imzot Andoni, Mitropoliti i Amantias, Imzot Nathanaili, Episkopi i Bylisit, Imzot Asti, Protopresviter Jani Trebicka, si edhe klerikë, pedagogë e studentë, familjarë të të sapodiplomuarve etj.

    Fjalën përshëndetëse e mbajti Drejtori i komanduar i Akademisë Theologjike, Imzot Nikolla. Më pas, dy studentët më të mirë të diplomuar, Kostandina Dusha dhe Albana Gjeci, bënë përshëndetjet e rastit.

    Në fund, të sapodiplomuarit i përshëndeti dhe i uroi Kryepiskopi Anastas.

    Programi vijoi me këngë dhe himne të kënduara nga kori i Akademisë dhe me ndarjen e diplomave, të cilat ua dorëzoi studentëve që mbaruan Fortlumturia e Tij.

    Edhe gjatë drekës që u shtrua për nder të të pranishmëve u përcoll një atmosferë mjaft e ngrohtë, me përshëndetje, psalje etj.

    Në fund të kësaj dite, studentët e sapodiplomuar u larguan mes shumë urimeve dhe përgëzimeve të marra nga kolegët e tyre, pedagogët dhe të gjithë të pranishmit.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com