Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Edhe këtë vit u festua me madhështi panairi në nder të shenjtorit Joan Vladimiri, në Manastirin me të njëjtin emër në fshatin Shijon, pranë qytetit të Elbasanit. Si gjithmonë aty u mblodhën shumë besimtarë orthodhoksë nga i gjithë vendi, të cilët ndoqën shërbesat e kryera me këtë rast. Si çdo vit, kishin ardhur për të marrë pjesë në kremtime shumë besimtarë nga trevat e rajonit të Ballkanit, si nga Mali i Zi, Serbia, Greqia etj.

    E veçanta e këtij viti është se tani zona e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit janë Mitropoli më vete, drejtuar nga Hirësinë e Tij Andoni.

    Shërbesa e parë ishte agripnia, në mbrëmjen e datës 3 qershor, që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Atë e drejtoi Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andoni. Në mëngjesin e datës 4 qershor u krye Liturgjia Hyjnore panegjirike, që u drejtua nga Mitropoliti i Amantias, Imzot Nathanaili. Në fund të Liturgjisë u zhvillua dhe procesioni i lipsanit të shenjtorit përreth kishës, që u ndoq nga gjithë të pranishmit. Në fund, sipas traditës, besimtarëve iu shpërnda pambuku që mbështjell lipsanin e shenjtorit.

    Për të uruar festën erdhën përfaqësues të besimeve të tjera fetare dhe autoritete lokale e qendrore, si Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Qazim Sejdini, Prefekti i Qarkut, z. Arben Kamami, deputetë etj.. Gjithashtu, me rastin e kësaj të kremteje nga ana e bashkisë ishte organizuar edhe një koncert festiv.

    E kremtja e Shën Joan Vladimiri edhe një herë jep mesazhin e vëllazërisë dhe miqësisë si ndërmjet popujve ashtu edhe ndërmjet besimeve të ndryshmeve fetare. Me ndërmjetimet e këtij shenjti lutemi që Perëndia t’ju dhurojë bekime dhe gëzim të gjithë atyre që e nderojnë dhe e festojnë.

 

 

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com