Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

Qendra Kulturore e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë

 

Koncert paskal me

“Këngë e valle për emocione të përbashkëta”

 

    Në kuadrin e veprimtarive kulturore paskale, në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, u dha koncerti i Liceut Grek të Vajzave: “Këngë e valle për emocione të përbashkëta”. Kjo veprimtari u organizua pas përgjigjes pozitive ndaj ftesës që ky grup i kishte bërë Kryepiskopatës së Shenjtë të Tiranës.

    Liceu Grek i Vajzave është themeluar në vitin 1911 dhe është dalluar si për koncertet e pasura me këngë e valle tradicionale, në dhjetëra vende të ndryshme, për çmimet e shumta që ka marrë, ashtu edhe për mbledhjen e rijetëzimin e kostumeve tradicionale. Programi i shfaqjes përmbante këngë e valle nga të gjitha zonat e Greqisë, ku ranë në sy edhe disa këngë tradicionale arvanitase, si “Moj na ne na”, “Një trehantiraki”, “Tunde-tunde”, “Do ta pres”.

    Në fund, pjesëtarët e grupit, që emocionoi publikun e shumtë që e mbushi sallën përtej çdo kapaciteti, u përshëndetën nga Kryepiskopi Anastas. Grupi shoqërohej nga politikani i mirënjohur grek me origjinë arvanitase Theodhoros Pangallos, i cili ka qenë zëvendëskryeministër, ministër i jashtëm etj., i vendit fqinj.

    Për këtë koncert, një falënderim i veçantë i takon edhe sponsorëve që mundësuan zhvillimin e veprimtarisë me donacionet e tyre: Spitali HYGEIA, Tiranë; firma Hellas GOLD; ANTEA Cement; firma INFANTIS dhe TIRANA Bank.

 

Fjala e shkurtër përmbyllëse e Kryepiskopit Anastas

 

    Dhuratë Paskale kjo e sotmja. Një dhuratë si Pashka, e mbushur me dritë, me bukuri, me gëzim, e mbushur me fuqi dhe shpresë. Besoj se ju përfaqësoj ju të gjithë duke shprehur falënderimin dhe admirimin tonë të thellë për Liceun Grek të Vajzave, për presidenten e tij, zonjën Eleni Calldari, për muzikantët dhe valltarët virtuozë që rrezatojnë me vërtetësi shpresën dhe gëzimin e jetës.

    Shoh në këtë sallë shumë të rinj. Brezi ynë filloi ta konceptonte botën nën pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rezistenca shpirtërore ndaj asaj dhimbjeje të skajshme ishte vendimi për të punuar për më shumë liri, për më shumë dashuri, për më shumë krijimtari. Edhe brezi juaj le të punojë për këto. Ekzistojnë qarqe që dëshirojnë të helmojnë marrëdhëniet e popujve. Qëndresa jonë ndaj këtij fenomeni do të jetë: më shumë vëllazërim, më shumë bashkëpunim, më shumë respekt i ndërsjellë. Kur ndërtuam këtë qendër kulturore poshtë Kishës Katedrale, dëshironim të theksonim se Orthodhoksia është një përqafim i hapur për të gjithë botën dhe se, në traditën othodhokse e vërteta, dashuria dhe bukuria ecin së bashku.

 

Krishti u ngjall!

 

 

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com