Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

“Nuk pajtohemi për asnjë arsye dhe me askënd që përdor gjuhen e urrejtjes”

 

-Reagim i Komitetit të Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ndaj sulmeve e shpifjeve të Nikolla Markut kundër Kishës, Mitropolitit të ri të Elbasanit dhe përfaqësuesve fetarë -

 

Elbasan, 22 Prill 2016

 

Njoftim për shtyp

 

elbasanKomiteti i Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, ndoqi me shqetësim, keqardhje e plot mëshirë, deklaratën e zotit Nikolla Marku bërë në media në datën 19 prill 2016 për faktin se gjuha e përdorur prej tij ishte e mbushur me mllef, ofendime dhe shprehje aspak të denja për një qytetar e aq më tepër për dikë që prezantohet si klerik e që duhet të predikojë paqe dhe dashuri.

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan prej shumë vitesh është e angazhuar në rritjen dhe forcimin e harmonisë midis komuniteteve fetare në Qarkun tonë, duke qenë promotore dhe mbështetëse e dialogut ndërmjet feve për të ndihmuar njëri-tjetrin në dobi të shoqërisë sonë, duke ndikuar pozitivisht në zgjidhjen e problemeve të hasura ndërmjet tyre, gjatë këtyre viteve, por asnjëherë dhe në asnjë rast nuk është përfshirë e as ka ndërhyrë në asnjë prej çështjeve apo problemeve të brendshme të secilit komunitet fetar në respekt të lirisë dhe pavarësisë së tyre të plotë.

Ne nuk pajtohemi për asnjë arsye dhe me askënd që përdor gjuhen e urrejtjes, ofendimit apo aludimit, për dhunë si brenda dhe jashtë komuniteteve fetare, ndaj njëzëri kundërshtojmë thëniet e z. Nikolla Marku ndaj Mitropolitit të sapo zgjedhur të Elbasanit Imzot Andonit dhe përgojimin e përfaqësuesve të nderuar fetarë prej tij,  për arsye se ata, me përulësinë që i karakterizon dhe përgjegjësinë e tyre baritore, iu përgjigjën ftesës ashtu si autoritet shteterore, qendrore e lokale, për të qenë të pranishëm në fronëzimin e mitropolitit të Elbasanit, Shpatit e Librazhdit, për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësi Andon Merdanit.

Me këtë rast, ne anëtarët e Komitetit të Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan shprehim unanimisht urimet tona për fronëzimin e Hirësi Andonit, si mitropolit i Elbasanit, Shpatit e Librazhdit, për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke dëshiruar që me përulësi dhe përkushtim të kontribuojë sa më gjatë në të mirë të komunitetit ortodoks dhe gjithë banorëve të Qarkut të Elbasanit.

 

Komiteti Ndërfetar i Elbasanit

 

Myfti  Agim Duka, Atë Gjergji Trebicka, Baba Faik Selmani, famulltar Emilio Valente, z. Arben Ramkaj, Atë  Stavri Çipi, Dervish Admir Muçodemi, z. Sokol Lulgjuraj          

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com