Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon
me unitet të palëkundur zhvillimin dhe përparimin e saj

 

   Ditët e fundit në disa media, pas zgjedhjes dhe fronëzimit të Imzot Andonit, si Mitropolit i Elbasanit, janë bërë përpjekje të hidhen dyshime rreth një konflikti të paqenë në gjirin e Kishës Orthodhokse. Individi i vetëshpallur klerik, Nikolla Marku nga Elbasani, nuk ka asnjë lidhje me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe nuk njihet si klerik nga asnjë Kishë Orthodhokse, nga asnjë Kishë e Krishterë dhe nga asnjë Komunitet tjetër fetar, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Shteti shqiptar njeh zyrtarisht vetëm Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

   E vetmja lidhje që Nikolla Marku ka me Kishën Orthodhokse është fakti se për vite me radhë dhe në mënyrë sistematike ka sulmuar, fyer dhe denigruar me shpifje të paturpshme Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe drejtuesit e saj. Tregues i karakterit dhe i nivelit të tij të ulët është gjuha vulgare dhe e papërgjegjshme që karakterizon të gjitha deklaratat dhe veprimet e tij.

   Madje, kësaj here ai shkon edhe më tej, duke sulmuar e denigruar klerikët e nderuar të Komuniteteve të tjera fetare, duke cenuar kështu harmoninë fetare me të cilën krenohemi si vend.

   Gjatë gjithë këtyre viteve Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon me unitet të palëkundur të zhvillohet e të përparojë, pavarësisht sfidave e vështirësive me të cilat i është dashur të përballet.

 


Tiranë, 21 prill 2016

 

Sekretaria e Sinodit të Shenjtë
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com