Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Më 13 shkurt, në aeroportin e Kubës, u zhvillua takimi historik midis Papës Francesku dhe Patriarkut të Moskës Kirill. Midis dy hierarkëve pati dy orë bisedimi privat dhe më pas një paraqitje e përbashkët në publik. Vijoi edhe shkëmbimi i dhuratave: Papa i dhuroi Patrikut një relikuar me një pjesë nga lipsani i Shën Kirillit, ndriçuesit së bashku me Shën Metodin të sllavëve dhe një kupë; ndërsa Patriarku Kirill, i dhuroi një kopje, më të vogël se origjinali, të ikonës së Hyjlindëses së Kazanit. Pastaj u bë nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët. “Uniteti krijohet në ecje”.

    Në deklaratë, ndër të tjera, shprehet kënaqësia për këtë takim dhe rëndësia e dialogut midis Kishës Romanokatolike dhe asaj Orthodhokse. Ata shprehën nevojën e kapërcimit të ndarjeve dhe të përballimit të sfidave të përbashkëta të botës së sotme, ku vërehet një persekutim në rritje i të krishterëve. Ata bënë thirrje për paqe, por edhe u përkulën me nderim përpara atyre që preferuan martirizimin përpara mohimit të Krishtit. Ata bënë thirrje që Evropa të qëndrojë e bashkuar duke u bazuar mbi rrënjët e saj të krishtera në deklaratë zuri mjaft vend dhe konflikti në Ukrainë dhe thirrja për kapërcimin e tij dhe rivendosjen e paqes.

    Një vend të veçantë në deklaratë zuri edhe problemi i familjes: “Familja është themeluar mbi martesën, aktin e lirë dhe të vërtetë të dashurisë së një burri dhe një gruaje”. Gjithashtu u prekën e dhe problemet e eutanazisë, abortit, krizës morale etj.

    Folëm si vëllezër, tha Papa, kemi të njëjtin Pagëzim, jemi episkopë. Folëm për Kishat tona, ramë dakord se uniteti krijohet në ecje, folëm qartë, pa gjysma fjalësh. Ju rrëfej, vijoi Papa, se ky dialog ma ngushëlloi shpirtin. Françesku, më pas, e falënderoi Kirillin për përvujtërinë vëllazërore dhe për dëshirën e fortë të unitetit, duke nënvizuar se gjatë bisedimit, dolën një sërë nismash, sipas gjykimit të tij, të mundshme e të realizueshme.

    Patriarku i Moskës Kirilli, foli për një diskutim vëllazëror me mirëkuptim të plotë e me përgjegjësi për të dyja Kishat, si dhe për ardhmërinë e krishterimit. Fjalim i pasur me përmbajtje, saktësoi, që krijoi kushtet për t’u kuptuar e për t’i dëgjuar qëndrimet reciproke. Të dyja Kishat, përfundoi Kirilli, mund të punojnë së bashku, që të mos ketë më luftë, që jeta njerëzore të respektohet, që të fuqizohen bazat e moralit të familjes e të njeriut.

    Përfundoi kështu, një takim historik, realizuar për vullnet të Zotit, sipas pohimit të Papa Françeskut, i cili e quajti disa herë Kirillin “vëlla”, fjalë të cilave Patriku iu përgjigj me të njëjtën përzemërsi: “Pavarësisht nga vështirësitë, pati thënë para se të fillonte takimi, mund të bisedojmë. E kjo është vërtet gjë e bukur!”.

***

    Me dy tweets nga llogaria e tij në rrjetin social popullor Twitter, edhe Patriarku Ekumenik Vartholomeu uroi çdo sukses në takimin e Papa Françeskut të Romës me Patriarkunn e Moskës, Kirilli.

    “Lutem për vëllezërit e mi në Krishtin, Papa Françeskun dhe Patriarkun Kirilli. I kënaqur që dialogu i 1964-ës, që filluan Patriarku Ekumenik Athinagoras dhe Pavli VI të vazhdojë të prodhojë fryte”,- thekson në mesazhin e tij të parë Patriarku Ekumenik.

    Në një mesazh të dytë, Patriarku Ekumenik i përgjigjet tweetit të Papa Françeskut, në të cilin Primati i Kishës Romanokatolike shkruante: “Sot është një ditë gëzimi. Takimi me Patriarkun Kirilli është një dhuratë nga Zoti. Lutuni për ne”.

    Me mënyrën e dialogut në Twitter – ku përgjigja shkon në emër të llogarisë – Patriarku Ekumenik i drejtohet Papës dhe i shkruan: “Lutem për ty, vëlla në Krishtin, dhe për takimin tënd me vëllain tonë Kirill”.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com