Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Me ftesë të Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, Vartholomeu I, drejtuar Primatëve të Kishave të shenjta Orthodhokse, u mbajt Sinaksi i Primatëve Orthodhoksë, 22-28 janar 2016, në Chambezi, Gjenevë, në Qendrën Orthodhokse të Patriarkanës Ekumenike. Morën pjesë këta Primatë:

  • Patriarku Ekumenik Vartholomeu
  • Patriarku Theodhodhori i Aleksandrisë
  • Patriarku Theofili i Jerusalemit
  • Patriarku Kirilli i Moskës
  • Patriarku Irineu i Serbisë
  • Patriarku Danieli i Rumanisë
  • Patriarku Neofiti i Bullgarisë
  • Patriarku Ilia i Gjeorgjisë
  • Kryepiskopi Krisostomi i Qipros
  • Kryepiskopi Anastasi i Shqipërisë
  • Kryepiskopi Ratislavi i Çekisë dhe Sllovakisë

    Nuk mundën të marrin pjesë Primatët e mëposhtëm: Patriarku i Antiokisë, Joani X dhe Mitropoliti i Varshavës, Sava, për arsye shëndetësore, dhe Kryepiskopi i Greqisë, Jeronimi, për arsye personale. Megjithatë, këta tre Primatë u përfaqësuan nga delegacione zyrtare të Kishave të tyre.

    Primatët e Kishave Orthodhokse u mblodhën për të përcaktuar temat për Sinodin e Madh të Shenjtë. Në kuadrin e Mbledhjes, të dielën, 24 janar, u krye një Liturgji Hyjnore në Kishën Stavropigjike të Shën Pavlit. Së bashku me Patriakun Ekumenik, që e drejtoi, në Liturgjinë Hyjnore, bashkëmeshuan Fortlumturitë e tyre dhe drejtuesit e delegacioneve të Kishave Orthodhokse, me përjashtim të kryetarit të delegacionit të Antiokisë.

    Gjatë Sinaksit, sesionet e të cilit u mbajtën me frymën apostullore të “duke thënë të vërtetën me dashuri” (Efes. 4.15), me marrëveshje dhe mirëkuptim, Primatët afirmuan vendimin e tyre për të mbajtur Sinodin e Madh dhe të Shenjtë. Sinodi do të zhvillohet në Akademinë Orthodhokse të Kretës, nga 16-27 qershor 2016. Për këtë qëllim, Primatët me përulësi thërrasin hirin dhe bekimin e Trinisë së Shenjtë dhe kërkojnë lutjet e zjarrta të tërësisë së Kishës, klerikë dhe laikë, gjatë periudhës që çon tek Sinodi i Madh dhe i Shenjtë, si dhe gjatë mbledhjeve të tij.

    Temat e aprovuara zyrtarisht për referim dhe aprovim nga Sinodi i Madh dhe i Shenjtë janë: Hierapostullimi i Kishës Orthodhokse në botën bashkëkohore; Diaspora Orthodhokse; Autonomia dhe mënyra e shpalljes së saj; Misteri i martesës dhe pengesat e tij; Rëndësia e kreshmës dhe zbatimi i saj sot; si dhe Marrëdhëniet e Kishës Orthodhokse me pjesën tjetër të Botës së krishterë. Me vendim të Primatëve, të gjitha dokumentet e aprovuara do të publikohen.

    Primatët gjithashtu diskutuan dhe vendosën krijimin e një Sekretariati Mbarorthodhoks, rregullat dhe funksionimin e Mbledhjes, pjesëmarrjen e vëshguesve joorthodhoksë në sesionet hapëse dhe mbyllëse dhe buxhetin dhe shpenzimet për Mbledhjen.

    Gjithashtu, Primatët shprehën mbështetjen e tyre për të krishterët e persekutuar të Lindjes së Mesme dhe shqetësimin e vazhdueshëm për rrëmbimin e dy Mitropolitëve, Paul Yazigi, i Patriarkanës së Antiokisë dhe Gregorios Yohanna Ibrahim të Arqidioqezës Asire.

    Punimet e Sinaksit u mbyllën në mbrëmjen e së mërkurës, 27 janar, me fjalën mbyllëse të Presidentit të tij, Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik Vartholomeu.

 

Qendra Orthodhokse e Patriarkanës Ekumenike,

Shambezi, Gjenevë, 27 janar, 2016

Nga Sekretariati i Sinaksit

 

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com