Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Në një sallë të tejmbushur si rrallëherë, u promovua në Athinë të hënën, më 18 janar, libri i ri i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit “Bashkëjetesë” – paqja, natyra, varfëria, terrorizmi, vlerat. Veprimtaria u zhvillua në sallën dinjitoze të “Stoa tou Vivliou” (Stoa e Librit/Portiku i Librit).

    Promovimi i librit u bë nga dy ish-ministrat Ioannis Paleokrasas dhe Alekos Papadhopoullos, me një pjesëmarrje mbresëlënëse të publikut libërdashës dhe miq të Kryepiskopit. Midis të tjerëve, veçojmë pjesëmarrjen e Ministrit Plotësues të Zhvillimit Bujqësor, zotit Marko Bollaris, të zv/ministrit të Brendshëm, Zhvillimit dhe Ristukturimit Administrativ, zotit Ioannis Ballafas, të Nënkryetarit të Demokracisë së Re, zotit Kostas Hatzidhakis dhe të Përfaqësuesit të Shtypit të Demokracisë se Re, zotit Jorgos Kumutsakos, të kryetarit të Partisë POTAMI, zotit Stavros Theodhorakis, të deputetit të partisë ANEL, zotit Konstantinos Zouraris, të ish deputetit të PASOK, zotit Mihalis Pantoullas, si dhe të kryetarit të PBDNJ dhe deputetit, zotit Vangjel Dule etj.

    Kryepiskopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë u përfaqësua nga Protosingjelli i Kryepiskopatës së Shenjtë të Athinës, Arkimandriti Simeon Voliotis.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com