Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Krishtlindja dallohet gjithmonë për atmosferën festive që krijon dhe ndjenjën e gëzimit që sjell, kudo dhe për të gjithë. Kjo ndihet përpara festës në shërbesat e veçanta të kësaj periudhe, si Efqelia, Shërbesa e Orëve etj., por edhe nga fakti se Kryeqyteti e kishte veshur shpejt petkun festiv. Ndjesinë e festive e shtuan edhe veprimtaritë e shumta me fëmijët dhe të rinjtë orthodhoksë, si koncertet, kolendrat etj., por edhe veprimtaritë bamirëse, me vizitat dhe dhuratat në shtëpitë e të moshuarve, në burgje, tek qendrat e fëmijëve me probleme etj.

    Të gjitha kulmuan me shkëlqimin dhe harenë që sjell data 25, dita e Lindjes së Shpëtimtarit Krisht. Ajo nisi me Liturgjinë Hyjnore të Shën Vasilit, që nisi në orën 6.45, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Kryepiskopi Anastas bashkëmeshoi me anëtarë të tjerë të Sinodit të Shenjtë, Episkopin e Apolonisë Nikollën, Episkopin e Krujës Andonin, Episkopin e Amantias Nathanailin dhe Episkopin e Bylisit, Astin dhe klerikë të shumtë. Kisha ishte e mbushur që herët në mëngjes, por edhe gjatë gjithë ditës nuk rreshti lumi i besimtarëve orthodhoksë, por edhe i qytetarëve të besimeve të tjera, që vinin për të ndezur qirinj dhe për t’u lutur. Besimtarët që nuk patën mundësi të vijnë në kishë e ndoqën meshën në transmetimin e drejtpërdrejt në Televizionin Publik, por edhe në lidhjet e drejtpërdrejta dhe kronikat e disa televizioneve private.

    Mesazhi i Krishtlindjes i Kryepiskopit Anastas kishte për temë “Sprovat dhe prania e Perëndisë”, ku ndër të tjera u theksua se: “... Le të lutemi që Perëndia në Trini të na japë Fuqinë e Tij, që të mos përkulemi nga hidhërimet, padrejtësitë, vuajtjet që ngrihen në rrugën tonë; që të mbështesë ndjesinë e pranisë së Atit qiellor, sigurinë se në qendër të historisë njerëzore mbizotëron Emanueli- Krishti. Dhe me Hirin e Shpirtit të Shenjtë, sprovat të transformohen në mundësi pjekurie shpirtërore dhe shenjtërimi.”

    Në orën 12.00, në selinë e Sinodit, pjesë e kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Kryepiskopi Anastas priti vizitat e urimit nga komunitetet e tjera fetare, personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të partive politike, intelektualë të njohur, besimtarë etj. Për të uruar besimtarët orthodhoksë erdhi Presidenti i Republikës, Z. Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ish-Presidenti, Z. Alfred Moisiu, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, ministrat Blendi Klosi, Ermonela Felaj e Englantina Gjermeni në përfaqësi të Partisë Socialiste,  Z. Genc Pollo në përfaqësi të asaj Demokratike, Kryetari i PBDNJ, Z. Vangjel Dule, etj.

 

 

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com