Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Festat e fundvitit po afrojnë dhe sipas traditës së shkollës “Protagonistët”, u organizua koncerti festiv me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri, nën përkujdesjen e vaçant të drejtoreve të shkollës Znj.Tatiana Dodbiba dhe Znj.Georgia Bendo. Nën drejtimin arstistik të mësuese Agi Nano dhe me skenografi të mësuese Iriana Papamihali, në bashkëpunim me stafin dhe përkushtimin e seriozitetin e nxënësve të shkollës arritëm të përfaqësohemi me një koncert dinjitoz. Programi ishte I larmishëm me këngë, poezi, humor, valle, dramë, në gjuhën: shqip, anglisht dhe greqisht.

    Në këtë koncert na nderoi me pjesëmarrjen e tij, Presidenti I shkollës, vetë Fortlumturia e Tij Kryepiskopi I Tiranës, Durrësit dhe I gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi. I nderuari ambasador I Amerikës, Z.Donald Lu me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Përfaqësues të nderuar të klerit të KOASH, përfaqësues të institucioneve si motra të Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, kryetari I bordit të prindërve, prindër, gjyshër e shumë miq e të afërm.

    Pjesëmarrja në sallë ishte jashtëzakonisht e madhe (mbi 600 persona e ndoqën koncertin nga salla) dhe shumë të tjerë nga valët e radios “Ngjallja” si edhe nëpërmjet kanaleve të ndryshme televizive që ishin të pranishëm.

    Ju urojmë të gjithëve Krishtlindje të bekuara dhe vit të begatë për të gjjithë popullin! GËZUAR!

 

Shkolla “PROTAGONISTËT”

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com