Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

- Promovim i librit liturgjik “ANASTASIMATARI” -

 

Në 16 Dhjetor 2015, ora 18:00, tek Salla e Qëndrës Kulturore të Katedrales Orthodokse, “Ngjallja e Krishtit” - Tiranë“.

 

    ANASTASIMATARI”, botim i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, liturgjik dhe muzikor me shkrim bizantin. Ky liber kushtuar muzikes bizantine e sjell te materializuar drejtori i Shkollës se Muzikes Bizantine, Z. Theodhor Peci.

    Anastasimatari, si formë, kodik apo si libër muzikor më vete, sipas të gjitha gjasave, shfaqet në fillimet e shek. të XVI-të dhe nga shek. i XVII-të e në vazhdim, njohu një përhapje të gjerë. Titulli i zakonshëm në ballinën e tij, pak a shumë përshkruan edhe përmbajtjen e Anastasimatarit: “Fillimi, më Perëndinë e shenjtë, i tërë (vargëzimeve) ngjallësore sipas tingujve”. Pra, Anastasimatari është libri psaltik që përmban, kryesisht, vargëzimet ngjallësore të Tetëtingullshit, bashkë me të gjitha ato që konsiderohen si të tilla, domethënë vargëzimet e Anatolit, vargëzimet dogmatike sipas alfabetit, të Joan Damaskinit, Hyjlindësoret dogmatike, njëmbëdhjetë lavditë mëngjesore, të Leontit të Urtë dhe shkallesat e tetë tingujve.

    “ANASTASIMATARI” është një libër liturgjik e muzikor me shkrim Bizantin që përdoret në adhurimin hyjnor të Kishës Orthodokse, me tekst të përkthyer nga Imzot Theofan Noli, por i përshtatur dhe kompozuar për herë të parë dhe të plotë me një frymë të re nga Theodhor Peci. Libri është mbështetur në parime të sakta shkencore, muzikore të morfologjisë së Artit Psaltik.

    “ANASTASIMATARI” është një libër i vyer që himnon të kremten më të madhe të krishtërimit, “Ngjallja e Krishtit”. Ai nuk është një produkt i dalë nga puna individuale, por sprovohet cdo ditë si doracaku kryesor i mësimdhënies së Artit Psaltik, në Shkollën e Muzikës Bizantine, të Kryepeshkopatës së Shqipërisë. Ai kryesisht lexohet si Ungjilli muzikor ngjallësor, cdo të dielë në Kishën Katedrale të Ngjalljes.

    Promovimi i librit do të zhvillohet per publikun e kryeqytetit për të rikthyer edhe njëherë vlerat e humbura të muzikës Bizantine. Përshkrimi rreth natyrës së melodisë psaltike dhe realizimit të një kompozimi serioz, protopsalti i ri i talentuar i Kryepiskopatës së Shqipërisë, z. TheodhorPeci, i njeh në mënyrë të shkëlqyer dhe sjell në dritë këtë punë të rëndësishme të përshtatjes dhe kompozimit të Anastasimatarit në shqip.

    Ky botim permbush dhe misionin e Shkollës se Muzikes Bizantine nen drejtimin e Theodhor Pecit, qe synon te ruaje, te përhape dhe te promovoje Muzikën Bizantine, si vazhdimësi tradicionale e trashëgimisë sonë kulturore, artistike dhe shpirtërore.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com