Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Të hënën, 7 dhjetor 2015, ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare Shkëlqesia e Tij Rrok Mirdita, Arkipeshkvi Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, të Kishës Katolike të Shqipërisë. Ai u emërua në këtë detyrë më 25 dhjetor 1992 dhe u dorëzua në 25 prill 1993, në kuadrin e ringritjes së hierarkisë së Kishës Katolike në Shqipëri pas persekutimit ateist.

    Gjatë shërbimit ai u dallua edhe në marrëdhëniet dhe dialogun ndërfetar dhe në nismat e ndërmarra në këtë kuadër. Arqipeshkvi Metrropolit Rroku ka pasur kontakte të shumta e vëllazërore me Kishën tonë, ku dallohej miqësia mbi 20-vjeçare me Kryepiskopin Anastas, i cili u prek thellë nga kjo humbje.

    Në kuadrin e homazheve, të zhvilluara në Katedralen Katolike të Shën Palit, në Tiranë, të mërkurën, 9 dhjetor, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga Hirësia e Tij, Episkop Andoni, bënë homazhe në nder të Arqipeshkvit Metropolit Rrok Mirditës dhe i shprehën ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta përfaqësuesve të Kishës Katolike dhe familjarëve të tij.

    Të enjten, 10 dhjetor, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga Hirësia e Tij Andoni, bashkë me përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe personalitetet e larta të vendit, morën pjesë në Meshën dhe Shërbesën e varrimit të Arqipeshkvit Rrok Mirditës.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com