Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    I jepet çmimi i Mirënjohjes Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me rastin e 25 vjetorit të Lirisë dhe Demokracisë në Shqipëri nga Lëvizja Studentore Shqiptare '90-'91 organizuar sot më datën 8 dhjetor 2015 në ambjentet e Hotel Tirana Internacional. 

    Të pranishëm ishin ish-studentë të lëvizjes studentore të viteve 1990-91 si dhe politikanë e të ftuar. Një vlerësim i veçantë iu dedikua Komunitetve Fetare në Shqipëri si kontribuues të rëndësishëm në ndryshimet demokratike në vend. Për këtë arsye nga ana e Kryetarit të Lëvizjes z. Ilir Dizdari iu akordua Komuniteve Fetare Certifikata e mirënjohjes. 

    Në emër të Kishës Orthodhokse ishte i pranishëm Episkopi i Krujës Imzot Andoni, i cili në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi për këtë vlerësim si dhe shprehu ndër të tjera shembullin e rezistencës së heshtur, por të rëndësishme të besimtareve ortodoksë, të cilët asnjëherë nuk i ndërprenë lutjet me besimin se një ditë Perëndia do të bënte të mundur ardhjen e lirisë së besimit dhe të demokracisë. Ishin këta njerëz të cilët i kishin më shumë frikë Perëndisë e për këtë arsye nuk iu frikësoheshin njerëzve, siç ishte edhe rasti i klerikëve dhe besimtarëve ortodoksë. 

    Gjithashtu përshëndetje përkatëse u bënë edhe nga Komunitetet e tjera Fetare.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com