Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Duke u nisur si referencë nga dita e sotme 29 Shtator, Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, duhet të kujtojmë kontributin e madh të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në këtë trashëgimi. Gjatë 25 viteve të zhvillimeve demokratike të vendit, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është kujdesur në mënyrë të vecantë për monumentet e trashëgimisë kulturore orthodhokse të vendit.

    Janë kryer restaurime të plota të 62 monumenteve nga 165 që janë në total të besimit orthodhoks, që kapin shifrën rreth 8 milion euro. Përveç këtyre janë kryer edhe studime, simpoziume, projekte restaurimesh dhe hulumtime në fushën e trashëgimisë dhe në mbrojtje të monumenteve.

    Të gjitha këto janë bërë nën kujdesin dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, duke kërkuar dhe gjetur fonde në këtë drejtim, si një pjesë e rëndësishme e shpëtimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

 

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com