Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

 

U mbyll takimi ndërkombëtar

“Paqja është gjithmonë e mundshme”

 

    Me disa veprimtari masive u mbyll në pasditet e 8 shtatorit takimi ndërkombëtar ndërfetar “Paqja është gjithmonë e mundshme – dialogu midis besimeve dhe kulturave”. Ajo u organizua nga Komuniteti SantEgidio, në bashkëpunim me Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe nga komunitetet e tjera fetare në vend.

    Aktivitetet e pasdites u hapën me një veprimtari lutjeje, ndarë në grupe sipas grupeve të besimeve. Besimet e krishtera u mblodhën në sheshin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Ishin të pranishëm edhe Kryepiskopi Anastas dhe anëtarë të Sinodit të Shenjtë dhe Mitropolitët dhe Episkopët që kishin ardhur si përfaqësues të Kishave Orthodhokse. Përfaqësuesi i Patriarkanës Ekumenike, Mitropoliti Athinagora, lexoi mesazhin e veçantë me këtë rast të Patriarkut Ekumenik Vartholomeut.

    Në orën 18.30, të gjithë të pranishmit u nisën së bashku nëpër rrugën krah katedrales e më pas në Bulevardin Dëshmorët e Kombit drejt sheshit para godinës së “piramidës”, ku do bëhej mbyllja e veprimtarisë. Rrugës u bashkuan edhe me dy grupet e tjera dhe vazhduan si një lum shumëngjyrësh besimesh. Me një koreografi shumëngjyrëshe, para vendit që duhet të përkujtonte diktatorin që kujtoi se mund t’u ndalonte njerëzve të drejtën për t’iu lutur Perëndisë, takimi filloi me një përshëndetje të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, që ftoi përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme fetare të Shqipërisë që të mbillnin një pemë ulliri në shenjë paqeje, si dhe tema e takimit, por edhe si pema e parë e kopshtit të besimeve që do realizohet aty.

    Veprimtarinë e përshëndeti pastaj Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, I cili tha se ky takim do të ruajë një pozicion nderi, sepse iu kushtua kryetemës dhe kryeaspiratës, paqes dhe lirisë së besimit.

    Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastasi, mbajti një nga fjalët përmbyllëse. Ai tha ndër të tjera se: Perëndia është gjithmonë me paqebërësit dhe na frymëzon e mbështet në përpjekjet dhe mundimet tona. Ne të krishterët dimë se Perëndia vetë është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në atë (1 Jn. 4:16). Çdo dhunë në emër të fesë dhunon esencën e fesë.

    Në vazhdim foli dhe themeluesi i Komunitetit SantEgidio Andrea Rikardi dhe u mbajt një minutë heshtje për viktimat e dhunës, luftërave, emigracionit etj.

    Në fund, u krye apeli i Paqes i pjesëmarrësve në Takim, e cila më pas u firmos nga të gjithë ata.

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com