Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

 

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

Zyra e Shtypit

 

 NJOFTIM PËR SHTYP

 

 Dhunohet sërish kisha e Shën Athanasit
dhe kërcënohet jeta e priftit

 

    Sot, e premte, 21 gusht 2015, një ngjarje edhe më e rëndë ndodhi në Kishën e hirshme të Shën Athanasit në Dhërmi. Persona të paidentifikuar dhe me makina pa targa, duke shfrytëzuar kohën e drekës, rrëzuan vandalisht mbulesën me soletë të kishës. Në momentin që u diktuan nga prifti, banor i Dhërmiut, në ngutje për t’u larguar gati e shtypën, duke i rrezikuar seriozisht jetën.

    Nga ana e autoritetit kishtar lokal u bë denoncimi penal ndaj aktit të shkatërrimit të pronës me cilësi të veçanta, për tentativë të qëllimshme aksidentimi dhe nxitje konflikti social.

    Besimtarët orthodhoksë të Dhërmiut janë të shokuar nga kjo dhunë e verbër ndaj këtij vendi të shenjtë për ta dhe nga përshkallëzimi i përdhosjes dhe shkatërrimit të tij. Ata kërkojnë me forcë që autoritetet shtetërore kompetente të reagojnë në mënyrë urgjente për gjetjen e fajtorëve dhe të ndërhyjë për të ndalur çdo lloj tentative të mëtejshme shkatërrimi. Besimtarët janë të revoltuar veçanërisht edhe nga qëndrimi i disa mediave dhe individëve, që përpiqen ta politizojnë dhe legjitimojnë shkatërrimin dhe dhunën, madje edhe të krijojnë përçarje pseudonacionaliste.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dënon ashpër këto ngjarje, që cenojnë pronën dhe lirinë e besimit fetar. Ajo i bën thirrje besimtarëve që të ruajnë qetësinë përpara këtyre provokimeve dhe të qëndrojnë të vendosur në mbrojtje të kishës. Ajo kërkon nga shteti të marrë përsipër detyrimet ligjore që rrjedhin nga Ligji nr. 10057/22.01.2009/ “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, që garanton paprekshmërinë e vendeve të kultit dhe mbrojtjen e tyre nga shteti.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do ta rikonstruktojë Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi, e cila është pronë e saj sipas akteve ligjore dhe vendimeve gjyqësore. Kisha është i vetmi autoritet i njohur nga ligji që mund të ndërmarrë ngritjen e objekteve orthodhokse të kultit. Siç njihet dhe nga Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve, kjo kishë nuk është monument kulture.

 

Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com