Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

 

Ato që thuhen mbi problemet shëndetësore të Kryepiskopit Anastas janë trillime.

 

    Ato që thuhen lidhur me problemet shëndetësore të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së tij, Anastasit, janë trillime, të cilat qarkulluan kohët e fundit nga një gazetë politike në Shqipëri dhe më vonë u riprodhuan në mënyrë fragmentare nga disa rrjete sociale.

    Është për t’u vënë re se edhe në vitet e mëparshme, gjatë muajit gusht, janë ndërmarrë sulme të çuditshme ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Kryepiskopi Anastas është përballur kohët e fundit me një problem muskuloskeletal, i cili u kurua me fizioterapi. Ai ka kryer në mënyrë të përsëritur Liturgji Hyjnore në Tiranë (më dt. 2, 6, 9, 16 gusht) si edhe për festën e Fjetjes së Hyjlindëses, më 15 gusht. Kryesoi mbledhjen e Sinodit të Hirshëm më 3 gusht, asamblenë e klerikëve të zonës së Kryepiskopatës së Tiranës më 11 gusht ndërkohë që, më 10 gusht, vizitoi edhe veprën e rëndësishme hidroelektrike të Kishës së Shqipërisë në qytetin e Librazhdit.

 

Nga Kryepiskopata e Hirshme, 20 gusht 2015

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com