Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Më 6 gusht Kisha Orthodhokse kremton Metamorfozën e Shpëtimtarit (Sotirit). Kjo ngjarje ndodhi 40 ditë para vuajtjeve të Krishtit. Ai e zgjodhi këtë moment të veçantë që t’u shfaqte dishepujve diçka nga lavdia e Tij hyjnore, me qëllim që të bëhej gati të duronte vuajtjet mbi kryq.

    Krishti iu shfaq dishepujve në Malin Tabor jo si një shërbëtor, por në formën e Perëndisë, si personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Ky trupëzim mbetet i pandashëm nga natyra e tij hyjnore, e cila është e përbashkët me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë.

    Shfaqja e hyjnisë së Krishtit është njëkohësisht një theofani (shfaqje) e Trinisë. "Ati me anën e zërit dëshmoi Birin e tij të dashur, ndërsa Shpirti i Shenjtë u ndriçua bashkë me të me anën e resë së shndritshme".

    Me rastin e kësaj të kremteje në të gjitha mitropolitë dhe në Kryepiskopatën e Hirshme u kryen Liturgji Hyjnore festive, e veçanërisht më e ndjerë ishte kjo ditë e shënuar aty ku ka kisha që mbajnë këtë emër.

    Në Tiranë, përveç kremtimit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, u kremtua edhe në qendrën “Thavor”, në zonën e Shkozës, pranë malit të Dajtit, ku ngrihet kisha e bukur e Metamorfozës, e ndërtuar vitet e fundit. Liturgjinë Hyjnore e kreu Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Hirësi Nathanaili dhe klerikë të tjerë të Kryepiskopatës. Me gjithë vapën e madhe të kësaj periudhe dhe largësinë e kishës nga qendra, për të kremtuar kishin ardhur edhe shumë besimtarë.

    Atë Kozma Sovjani foli për festën dhe për qendrën “Thavor”, e cila është bërë një qendër e rëndësishme edukative dhe kulturore për Kishën tonë, duke shërbyer si shkollë, për veprimtari të shumta, ku dhe zhvillon veprimtarinë shkolla e muzikës bizantine etj.

    Bekimin e rrushit, e cila është e lidhur ngushtë me kuptimin e festës, e kreu Hirësi Nathanaili, ndërsa në fund Kryepiskopi Anastas u foli besimtarëve për rëndësinë dhe domethënien e kësaj të kremteje.

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com