Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

    Periudha e verës çdo vit shënohet nga 3 kremtime të rëndësishme përvjetorësh të lidhur me ringritjen kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe veçanërisht me veprën e jashtëzakonshme të Kryepiskopit Anastas.

    1 qershori (2014), kur për shenjtërimin e katedrales “Ngjallja e Krishtit” u mblodhën në Tiranë primatë dhe përfaqësues të të gjitha Kishave Orthodhokse kanonike të botës, duke afirmuar përfundimisht vendin e barabartë që Kisha jonë ka tashmë përkrah simotrave.

    24 qershori (1992), kur me zgjedhjen e Fortlumturisë së Tij Anastasit, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës nisi ringritja kanonike e Kishës sonë.

    2 gushti (1992), kur Fortlumturia e Tij u prezantua dhe u fronëzua para besimtarëve si Kryepiskopi i tyre dhe mori prej tyre atë mbështetje të patundur që e ka shoqëruar në të gjithë këto vite.

    Me rastin e një prej këtyre ditëve të shënuara, pra të 2 gushtit, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u zhvillua të dielën Liturgjia Hyjnore festive, e drejtuar nga Kryepiskopi Anastas, ku morën pjesë të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, klerikë dhe laikë.

    Në këtë ditë të shënuar nderoi me praninë e tij Mitropoliti i Pisidisë, Hirësi Sotiri, anëtar i Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike dhe mik prej afro 70 vjetësh i Kryepiskopit Anastas, i cili për 40 vjet ka drejtuar Kishën Orthodhokse të Koresë.

    Në fund Kryepiskopi Anastas u foli të pranishmëve për këtë ditë të shënuar, duke kujtuar se vështirësitë e pengesat nuk e ndalën dot ecjen përpara të Kishës sonë.

    Kryepiskopin Anastas e përshëndeti me rastin e këtij përvjetori edhe Mitropoliti Sotir, i cili mes të tjerash rikujtoi fjalët e Patriarkut Ekumenik Vartholomeut, se kushdo që do të shikojë mrekulli duhet të vizitojë Kishën e Shqipërisë.

    Në emër të anëtarëve të Sinodit të Shenjtë Fortlumturinë e Tij e përshëndeti Mitropoliti i Beratit, Hirësi Ignati.

    Në fund, Kryepiskopi Anastas ndau naforën, duke marrë njëkohësisht edhe urimet “Për shumë vjet, o Kryezot” të gjithë të pranishmëve.

 

 

* indicates required


 

 
 

Offers and bonuses by SkyBet at BettingY com